Licencat

The terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface, and the HDMI Logo are trademarks or registered trademarks of HDMI Licensing LLC in the United States and other countries.

Paralajmërim për figurat statike

Evitoni shfaqjen e figurave statike (si p.sh. skedarë fotosh jpeg), të elementeve të figurave statike (si p.sh. logot e programeve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose programet me panorama ose në format figure 4:3. Shfaqja e vazhdueshme e figurave statike mund të shkaktojë djegie të figurës në ekranin LED, gjë e cila ndikon në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni rekomandimet më poshtë:

••

••

••

••

Evitoni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.

Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një përshtatje sa më të mirë.

Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.

Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të ulur mbetjen e figurave dhe djegien e figurës në ekran. Drejtojuni manualit elektronik për më shumë hollësi.

Rekomandim - vetëm për BE-në

Samsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse të Direktivës 1999/5/KE.

Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te Support > Search Product Support dhe futni emrin e modelit.

Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme. Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.

Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike) (Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.

Hedhja e duhur e baterive të produktit

(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.

Shqip - 24

Page 264
Image 264
Samsung UE65HU8200LXZF, UE55HU8200LXZF manual Licencat, Paralajmërim për figurat statike, Rekomandim vetëm për BE-në