Përdorimi i Samsung Smart Control

Samsung Smart Control e bën më të lehtë dhe më praktik përdorimin e televizorit. Shtypja e butonit KEYPAD shfaq telekomandën virtuale që mundëson futjen me lehtësi të shifrave, kontrollin e materialeve dhe aktivizimin e funksioneve në ekran.

-- Rekomandojmë përdorimin e Samsung Smart Control në një distancë më të vogël se 6 m. Distanca e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit me valë.

Çiftimi i Samsung Smart Control

Për ta komanduar televizorin me Samsung Smart Control, duhet të çiftoni Samsung Smart Control me televizorin nëpërmjet Bluetooth. Çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.

-- Samsung Smart Control mund të çiftohet vetëm me një televizor.

PointDrejtojeni Samsung Smart Control nga sensori i telekomandës së televizorit dhe shtypni butonin TV për të ndezur televizorin.

-- Pozicioni i marrësit të telekomandës mund të ndryshojë në varësi të modelit.Rilidhja e Samsung Smart Control

Nëse Samsung Smart Control ndalon së funksionuari ose nëse funksionon jonormalisht, ndërroni bateritë, pasi kjo mund të vijë si pasojë e energjisë së pamjaftueshme të baterive.

Nëse problemi vazhdon, çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.

1.Shtypni njëkohësisht butonin RETURN dhe butonin GUIDE për më shumë se 3 sekonda.

-- Duhet ta vendosni Samsung Smart Control afërsisht 30 cm ~ 40 cm larg televizorit dhe të siguroheni se është me drejtim nga marrësi i telekomandës së televizorit.

2.Figura e lidhjes shfaqet në ekran. Më pas, Samsung Smart Control lidhet automatikisht me televizorin.

Kur shikoni këtë ikonë alarmi në ekran...

Ikona e mëposhtme e alarmit tregon që bateritë e Samsung Smart Control janë shkarkuar. Nëse shfaqet ikona e alarmit, ndërroni bateritë. Samsung rekomandon përdorimin e baterive alkaline për jetëgjatësi përdorimi.

<Ikona e alarmit për bateri të shkarkuar>

Shqip

Shqip - 15