Përdorimi i televizorit nëpërmjet lëvizjes së Samsung Smart Control

Samsung Smart Control ka një sensor lëvizjesh (sensor xhiroskop) që mundëson komandimin me lehtësi të televizorit duke mbajtur dhe lëvizur Samsung Smart Control.

Pas vendosjes së gishtit në bllokun e prekjes, në ekran shfaqet një tregues. Mbani dhe lëvizni Samsung Smart Control. Treguesi lëviz në të njëjtën mënyrë me lëvizjen e Samsung Smart Control. Mund gjithashtu të lëvizni lart e poshtë në ekranet me lëvizje.

-- Nëse hiqni gishtin nga blloku i prekjes, treguesi i ekranit zhduket.

Përdorimi i televizorit me bllokun e prekjes

-- Shkoni te menyja Mbështet dhe zgjidhni opsionin Tutoriali i Smart Control për të mësuar se si të përdorni bllokun e prekjes duke ndjekur udhëzimet në ekran.

Lëvizja e fokusit/treguesit

Shtypni butonat e drejtimit (lart, poshtë, majtas dhe djathtas) për ta lëvizur treguesin ose fokusin në drejtimin që dëshironi.

Hyrja në meny dhe zgjedhja e elementit

Shtypni mbi bllokun e prekjes. Kjo mundëson hapjen e një menyje të televizorit ose zgjedhjen e një artikulli.

Shfaqja e menysë sipas kontekstit të përdorimit në Smart Hub

Shtypni dhe mbani mbi bllokun e prekjes nga ekrani i Smart Hub. Shfaqet menyja Opsionet që disponohet në artikullin e zgjedhur.

-- Menyja Opsionet varet nga konteksti.

Lëvizja në panelin Smart Hub

Në ekranin Smart Hub, tërhiqni për majtas ose djathtas në bllokun e prekjes. Kjo i lëviz panelet Smart Hub majtas ose djathtas.

Lëvizja në Web Browser

Tërhiqni lart/poshtë në bllokun e prekjes në ekranin e shfletuesit të rrjetit. Kjo lëviz nëpër ekranin e internetit.

Shqip - 16