UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të ndiqni masat bazë të sigurisë, duke përfshirë si vijon:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PARA SE TË PËRDORNI FSHESËN ME KORRENT.
Hiqeni nga priza kur nuk është në përdorim dhe para se të merreni me mirëmbajtjen e tij.
PARALAJMËRIM: Për të ulur rrezikun e zjarrit, të goditjeve elektrike ose të lëndimeve:
TË PËRGJITHSHME
•Përdoreni vetëm siç përshkruhet në këtë manual. Përdorni vetëm aksesorët e rekomanduar nga prodhuesi.
•Mos e përdorni fshesën me korrent ose adaptorin nëse është dëmtuar në ndonjë mënyrë.
•Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, nëse ka rënë, është dëmtuar, nëse është lënë jashtë shtëpisë ose nëse ka rënë në ujë, kthejeni në qendrën e kujdesit për klientin.
•Mos e kapni adaptorin ose fshesën me korrent me duar të lagura.
•Përdoreni vetëm në sipërfaqe të thata dhe në mjedise të brendshme.
•Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur pajisja përdoret nga fëmijët ose kur përdoret pranë tyre.
Mos lejoni që fshesa me korrent të përdoret si lodër.
Mos e lini asnjëherë fshesën me korrent të punojë pa mbikëqyrje. Përdoreni fshesën me korrent vetëm për përdorimin e synuar të saj dhe siç përshkruhet në këto udhëzime.
•Mos e përdorni fshesën me korrent pa koshin e pluhurave.
Për efi kasitet më të mirë shkarkojeni koshin e pluhurave para se të mbushet.
•Mos e përdorni fshesën me korrent për të mbledhur shkrepëse ose bishta cigaresh.
Mbajeni fshesën me korrent larg sobave dhe burimeve të nxehtësisë.
Shqip - 4