FSHESË ME KORRENT

Mos mblidhni objekte të forta ose të mprehta si xhamat, thonjtë, vidat, monedhat etj.

Mos e përdorni kur nuk është fi ltri në vend.

Kur jeni duke u marrë me mirëmbajtjen e pajisjes, mos i futni kurrë gishtat ose objekte të tjera në dhomëzën e ventilimit, pasi pajisja mund të ndizet aksidentalisht.

Mos futni asnjë objekt nëpër vrima.

Mos e përdorni kur një nga vrimat është e bllokuar; mbajini vrimat të pastra nga pluhuri, fi jet, qimet ose nga çdo gjë tjetër që mund të ulë qarkullimin e ajrit.

Mos mblidhni materiale toksike (zbardhues klori, amoniak, pastrues tubash etj.).

Mos pastroni asgjë që është duke u djegur ose që nxjerr tym, si cigaret, shkrepëset ose hiri i nxehtë.

Mos e përdorni për të pastruar lëndë të djegshme ose të ndezshme si benzina dhe as mos e përdorni në sipërfaqe ku këto mund të jenë të pranishme.

Mos e përdorni fshesën e korrentit me në hapësira të mbyllura me avuj që lëshohen nga bojërat e vajit, nga holluesit e bojës, nga substancat kundër molës, nga pluhurat e ndezshëm ose nga avuj të tjerë shpërthyes ose toksikë.

Mos i deformoni dhe mos i digjni bateritë pasi mund të shpërthejnë në temperatura të larta.

Shqip - 6

Page 150
Image 150
Samsung VC07H8150HQ/GE manual Fshesë ME Korrent