7 | Aplikacioni "Samsung Smart Home" |
Ky funksion disponohet vetëm për seritë SR20J90✴✴W. |
Përdorimi i aplikacioni “Samsung Smart Home”
Krijimi i llogarisë “Samsung”
Nëse dëshironi të përdorni aplikacionin “Samsung Smart Home”, regjistroni llogarinë tuaj “Samsung” në aplikacionin e llogarisë “Samsung”.
SHËNIM
•Nëse në aplikacionin “Samsung Smart Home” nuk caktoni identifikimin automatik dhe e hapni atë, ekrani i llogarisë “Samsung” shfaqet fillimisht një herë.
•Nëse jeni përdorues i telefonit inteligjent “Samsung”, regjistrojeni llogarinë tuaj “Samsung” te cilësimet e telefonit inteligjent dhe më pas kryhet identifikimi automatik pa procese të tjera identifikimi, si dhe mund të përdorni menjëherë aplikacionin “Samsung Smart Home”.
Shkarkimi i aplikacionit “Samsung Smart Home”
Mund të shkarkoni aplikacionin “Samsung Smart Home” duke kërkuar për “Samsung Smart Home App” në “Google Play Store”, “Samsung Galaxy Apps” dhe “Apple App store”.
SHËNIM
•Aplikacionet “Samsung Smart Home” janë të përputhshëm me pajisjet e serive të zgjedhura të “Samsung Galaxy S” dhe “Samsung Note”.
––mbështesin Android™(2) 4.0 (që nga Galaxy S2) e lart ose iOS7 e lart
––Aplikacioni duhet të shkarkohet. Nevojitet lidhje me internet. Mund të shkaktohen ndryshime të të dhënave.
––“Android” është markë tregtare e “Google Inc”
Regjistrimi i produktit (Konfigurim i lehtë)
Regjistrojeni produktin në shërbimin “Samsung Smart Home” përpara përdorimit të aplikacionit “Samsung Smart Home”.
• Komandimi inteligjent dhe treguesi