2-3 Informacioni për sigurinë
PARALAJMËRIM
Në lidhje me energjinë
•Parandaloni çdo rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
•Pastroni pluhurin ose lëndët e huaja te kunji dhe te pjesa e kontaktit e spinës elektrike.
Para përdorimit
•Mos e përdorni "POWERbot" pranë materialeve të djegshme.
•"POWERbot" synohet për përdorim shtëpiak, prandaj mos e përdorni në papafingo, bodrum, magazinë, ndërtesa industriale, ambiente
të jashtme, vende me lagështirë (si banjë, lavanderi), mbi tavolina apo rafte.
––"POWERbot" mund të dëmtohet ose të pësojë avari.
•Sigurohuni që "POWERbot" të mos kalojë përmes ose të mos bjerë në kontakt me lëngje.
•Mos derdhni lëngje mbi platformë.
•Mos e përdorni platformën për qëllime të tjera të ndryshme nga ato për të cilat është synuar.
•Për sigurinë tuaj, mbajeni gjithmonë të pastër sensorin e rrëshqitjes.
Gjatë përdorimit
•Nëse nga "POWERbot" dalin tinguj jonormalë, aroma ose tym, fikni menjëherë çelësin e urgjencës në pjesën e poshtme të "POWERbot" dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
•Kur kordoni elektrik dëmtohet, kontaktoni qendrën e shërbimit për ta ndërruar nga një riparues i kualifikuar.
•Kur ndërroni bateritë, kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung Electronics".