Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie.

Ushqimet e ngrira, siç janë picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e pjekjes, ajo mund të deformohet për shkak të ndryshimeve drastike të temperaturës.

Mos hidhni ujë në pjesën e fundit të furrës ndërkohë që është e nxehtë. Kjo gjë mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar.

Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.

Mos e mbuloni pjesën e fundit të furrës me letër alumini dhe mos vendosni mbi të tavë pjekjeje apo tepsi. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, gjë që mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar duke rezultuar në cilësi të dobët gatimi.

Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat nuk hiqen. Kur gatuani kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë.

Mos vendosni enë gatimi te dera e hapur e furrës.

Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose mund të kapin gishtat.

Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni gjëra të rënda mbi derë.

Mos e hapni derën me shumë forcë.

PARALAJMËRIM: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, madje edhe pasi të ketë mbaruar procesi i gatimit.

PARALAJMËRIM: Mos e lini derën hapur ndërkohë që furra është duke punuar.

NDËRRIMI I LLAMBËS

Rrezik goditjeje elektrike! Përpara se të ndërroni llambat e furrës, ndiqni hapat e mëposhtëm:

Fikeni furrën.

Shkëputeni furrën nga rrjeti elektrik.

Mbrojeni llambën e furrës dhe kapakun prej xhami duke vendosur një cohë në fund dhomëzës së furrës.

Llambat mund të blihen në qendrën e shërbimit SAMSUNG.

Shqip - 6

NV70F3784LB_OL_DG68-00522K-01_SQ.indd 6

2014-05-05 �� 5:20:02

Page 118
Image 118
Samsung NV70F3784LB/OL manual Fikeni furrën Shkëputeni furrën nga rrjeti elektrik