Shënime rreth pastrimit me avull

Bëni kujdes kur të hapni derën para përfundimit të procesit të pastrimit me avull; uji në fund

është i nxehtë.

Hapni derën e furrës dhe hiqeni ujin e mbetur me anë të një sfungjeri.

Mos e lini ujin e mbetur në furrë për një kohë të gjatë, për shembull, gjatë gjithë natës.

Pastrojeni pjesën e brendshme të furrës me një sfungjer dhe detergjent ose me një furçë të butë. Njollat e forta mund të hiqen me tel enësh najloni.

Njollat e ngjitura mund të hiqen me një leckë të lagur në uthull.

Përdorni leckë të butë dhe ujë të pastër për të pastruar pjesën e brendshme. Mos harroni të fshini poshtë gominës së derës së furrës.

Nëse furra është ndotur shumë, procedura mund të përsëritet pasi të jetë ftohur furra.

Nëse furra është shumë e ndotur me yndyrë, për shembull, pas keni skuqur ose pjekur, rekomandohet që të vendosni detergjent në pjesën e ndotur para se të aktivizoni funksionin e pastrimit të furrës.

Pasi ta pastroni, lëreni derën e furrës 15° të hapur për të tharë plotësisht sipërfaqen e brendshme të emaluar.

THARJE E SHPEJTË

1.Lëreni derën të hapur afërsisht 30°.

2.Caktojeni çelësin e funksionimit në modalitet të pandarë.

3.Shtypni butonin e funksionit.

4.Zgjidhni konveksionin me çelësin e zgjedhësit.

5.Caktoni kohën e gatimit në rreth 5 minuta dhe në një temperaturë prej 50 °C.

6.Fikeni furrën në fund të kësaj kohe.

SIPËRFAQE E EMALUAR KATALITIKE (OPSIONALE)

Veshja e heqshme e kapakut është e mbështjellë në emal katalitik në ngjyrë gri, i cili mund të vishet me vaj dhe yndyrë që shpërndahet nga qarkullimi i ajrit gjatë nxehjes me konveksion. Këto depozitime do të digjen në temperaturën e sobës prej 200 °C dhe më shumë, për shembull, gjatë pjekjes ose skuqjes. Temperatura më e lartë do të shkaktojë djegie më të shpejtë.

1.Hiqni të gjitha pjesët shtesë nga furra.

2.Pastroni të gjitha sipërfaqet e furrës siç përshkruhet në seksionin e pastrimit me dorë.

3.Vendoseni furrën në sistemin e sipërm dhe të poshtëm të nxehtësisë.

4.Vendoseni nxehtësinë në 250 °C.

5.Vëreni në funksionim furrën për afërsisht 1 orë. Kohëzgjatja varet nga shkalla e ndotjes. Çdo njollë e mbetur do të zhduket gradualisht me çdo përdorim të mëpasshëm të furrës në temperatura të larta.

PASTRIMI ME DORË

KUJDES: SIGUROHUNI QË FURRA DHE PJESA SHTESË TË JENË TË FTOHTA PËRPARA SE T'I PASTRONI

Pjesa e brendshme e furrës

Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Mos e pastroni me dorë gominën e derës.

Mos përdorni tel enësh ose sfungjerë pastrues.

Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara të furrës, përdorni pastrues të zakonshëm furre.

Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.

Mos përdorni solucion gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cohë të ashpër, fije metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.

Shqip - 23

07 PASTRIMI DHE KUJDESI

NV70F3784LB_OL_DG68-00522K-01_SQ.indd 23

2014-05-05 �� 5:20:15

Page 135
Image 135
Samsung NV70F3784LB/OL manual Tharje E Shpejtë, Sipërfaqe E Emaluar Katalitike Opsionale, Pastrimi ME Dorë