Udhëzimet e sigurisë

Udhëzimet e sigurisë

Pjesët e jashtme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg.

Nëse pajisja ka funksion pastrimi me avull ose vetëpastrimi, përpara pastrimit duhet të hiqen derdhjet e tepërta dhe gjatë pastrimit me avull ose vetëpastrimit nuk duhet të lihet asnjë enë në furrë. Funksioni i pastrimit varet nga modeli.

Nëse pajisja ka funksion vetëpastrimi, gjatë këtij të fundit sipërfaqet mund të nxehen më shumë se zakonisht dhe prandaj fëmijët duhen mbajtur larg. Funksioni i pastrimit varet nga modeli.

Përdorni vetëm termometrin e rekomanduar për këtë furrë. (Vetëm për modelin me termometër për mishin)

Nuk duhet përdorur pastrues me avull.

Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e goditjes elektrike.

Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpra metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi ata mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë që mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.

Pajisja dhe pjesët e saj të jashtme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të tregoni kujdes për të shmangur prekjen e elementeve ngrohëse.

Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Pajisja mund të përdoret nga fëmijët 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen lidhur me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.

6  Shqip

NV75J3140RS_OL_DG68-00618G-01_SQ.indd 6

2015-06-02

�� 11:38:39

Page 182
Image 182
Samsung NV75J3140RS/OL, NV75J3140BS/OL, NV75J3140BB/OL manual Udhëzimet e sigurisë