Mirëmbajtja

Pastrimi

Mirëmbajtja

PARALAJMËRIM

Sigurohuni që furra dhe aksesorët të jenë ftohur përpara pastrimit.

Mos përdorni agjentë gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cleckë të

ashpër, fije metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.

Pjesa e brendshme e furrës

Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një leckë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Mos e pastroni me dorë gominën e derës.

Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara, përdorni vetëm pastrues standardë furre.

Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.

Pjesa e jashtme e furrës

Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, si p.sh. derën e furrës, dorezën dhe ekranin, përdorni një leckë të pastër dhe një detergjent delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun dhe thajini me letër kuzhine ose peshqir të thatë.

Yndyra dhe papastërtitë mund të mbeten, veçanërisht përreth dorezës për shkak të ajrit të nxehtë që del nga brenda furrës.

Rekomandohet pastrimi i dorezës pas çdo përdorimi.

Aksesorët

Pastrojini aksesorët pas çdo përdorimi dhe thajini me leckë kuzhine. Për të pastruar papastërtitë e forta, futini në ujë të ngrohtë me sapun aksesorët e përdorur për rreth 30 min përpara larjes.

Sipërfaqe e emaluar katalitike (vetëm për modelet që e kanë)

Pjesët e lëvizshme janë të mbështjella me emal katalitik me ngjyrë gri të errët. Ato mund të ndoten nga vaji dhe stërpikjet e yndyrës nga qarkullimi i ajrit përgjatë ngrohje konveksioni. Megjithatë, këto papastërti digjen në temperaturë furre prej 200 °C e lart.

1.Hiqni të gjithë aksesorët nga furra.

2.Pastroni pjesën e brendshme të furrës.

3.Zgjidhni modalitetin Konveksion me temperaturë maksimale dhe kryejeni ciklin për një orë.

30  Shqip

NV75J3140RS_OL_DG68-00618G-01_SQ.indd 30

2015-06-02

�� 11:38:53

Page 206
Image 206
Samsung NV75J3140RS/OL, NV75J3140BS/OL, NV75J3140BB/OL manual Mirëmbajtja, Pastrimi