Informacioni mbi certifikimin e Koeficientit Specifik të Absorbimit (SAR)

KY APARAT PËRMBUSH UDHËZIMET NDËRKOMBËTARE MBI EKSPOZIMIN NDAJ VALËVE RADIO

Aparati juaj celular është një transmetues dhe marrës radio. Është projektuar për të mos tejkaluar kufijtë për ekspozimin ndaj valëve radio (fusha elektromagnetike e frekuencave radio) të rekomanduara sipas udhëzimeve ndërkombëtare. Udhëzimet janë krijuar nga një organizatë shkencore e pavarur (ICNIRP) dhe përfshijnë një marzh thelbësor për sigurinë të projektuar për të garantuar sigurinë e të gjithë personave, pavarësisht nga mosha dhe shëndeti i tyre.

Udhëzimet për ekspozimin ndaj valëve radio përdorin një njësi matëse të njohur si Specific Absorption Rate (shkalla specifike e përthithjes), ose SAR. Kufiri SAR për aparatet celulare është 2,0 W/kg. Testimet për SAR kryhen duke përdorur pozicionet standarde të përdorimit me aparatin që transmeton në nivelin energjitik më të lartë të çertifikuar në të gjithë brezat e testuar të frekuencës.

Gjatë përdorimit, vlerat aktuale SAR për këtë aparat janë zakonisht nën vlerat e përmendura më sipër. Kjo ndodh sepse, për qëllim të efektshmërisë së sistemit dhe për të minimizuar ndërhyrjen në rrjet, energjia e përdorimit të aparatit tuaj celular zvogëlohet automatikisht kur nuk nevojitet energjia e plotë për të kryer telefonata. Sa më i pakët të jetë përdorimi i aparatit, aq më e ulët është vlera SAR.

Organizata të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Administrata e SH.B.A.-së për Ushqime dhe Ilaçe kanë sugjeruar se nëse njerëzit janë të shqetësuar dhe duan reduktimin e ekspozimit të tyre, ata mund të përdorin aksesorë pa duar për të mbajtur pajisjen celulare larg nga koka dhe trupi gjatë përdorimit, ose të zvogëloj sasinë e kohës që kalojnë duke përdorur pajisjen. Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com/sar dhe kërkoni për pajisjen tuaj me numrin e modelit.

Shqip