Tekst dixhital

Ky funksion disponohet vetëm në MB.

Transmetimi > Cilësimet e kanalit > Tekst dixhital

"" Disponueshmëria varet nga modeli dhe zona përkatëse.

Kjo veçori aktivizohet nëse programi transmeton me tekst dixhital.

"" MHEG (Multimedia and Hypermedia Information Coding Experts Group) Një standard ndërkombëtar për sistemet e enkodimit të përdorura në multimedia dhe hipermedia. Ky është në shkallë më të lartë se sistemi MPEG që përfshin hipermedia me lidhje të të dhënave si fotot statike, shërbimet shkronjore, animacionet, skedarët grafikë dhe video, si dhe të dhënat multimedia. MHEG është teknologji ndërveprimi që ekzekutohet në kohën e përdorimit dhe zbatohet në fusha të ndryshme që përfshijnë VOD (video me kërkesë), ITV (televizion me bashkëveprim), EC (tregti elektronike), telearsimim, telekonferenca, biblioteka dixhitale dhe lojëra në rrjet.

Shikimi i transmetimeve PIP

Figurë > FNF Provo tani

Përdoreni funksionin FNF (Figurë në figurë) për të parë televizor në dritare të vogël ndërkohë që në sfond shikoni figura nga një burim i jashtëm si p.sh. nga luajtës DVD, luajtës për Blu-ray ose kompjuter.

Zgjidhni Figurë > FNF për të shfaqur dritaren e cilësimeve të FNF-së. Dritarja e cilësimeve përmban opsionet vijuese:

●● FNF

Aktivizon/çaktivizon FNF.

●● Antena

Zgjidhni sinjalin e transmetimit të nënfigurës FNF.

●● Kanali

Zgjidhni kanalin e nënfigurës FNF.

●● Madh.

Zgjidhni madhësinë e nënfigurës FNF.

●● Pozicioni

Zgjidhni pozicionin e nënfigurës FNF.

●● Zgjedhja e ting.

Zgjidhni burimin e audios.