Testimi i zhurmës rreth mikrofonit të integruar të televizorit

Sistemi > Kontrolli zanor > Testimi i mjedisit të njohjes së zërit

Për të aktivizuar Kontrolli zanor me anë të mikrofonit të integruar të televizorit, duhet të hapni Testi i mjedisit të kontrollit me zë për të rritur shpejtësinë e njohjes së zërit.

111Shkoni te Sistemi > Kontrolli zanor dhe hapni Testimi i mjedisit të njohjes së zërit dhe qëndroni brenda 4 m nga televizori.

222Zgjidhni Fillo për të matur zhurmën e mjedisit. Nëse niveli i zhurmës së mjedisit është i përshtatshëm, testi do të vazhdojë me hapin tjetër. Nëse kjo pjesë e testit dështon, mbani qetësi dhe provojeni përsëri.

333Ky test mat volumin dhe qartësinë e zërit të përdoruesit. Televizori do të luajë regjistrimin e audios së komandës që shfaqet në ekran. Përsëriteni komandën me zë të lartë dhe të qartë brenda 30 sekondash. Nëse televizori e njeh me sukses komandën zanore, testi përfundon dhe televizori kalon në hapin tjetër. Nëse kjo pjesë e testit dështon, provoni përsëri.

444Matet niveli i jehonës në zonën përreth. Nëse niveli i jehonës është i përshtatshëm, Testi i mjedisit të kontrollit me zë do të përfundojë.

Kontrollimi i zhurmës së ambientit dhe i ndriçimit (Kontr. i mjedisit të Kon. me zë e lëviz.)

Mbështet > Vetë-diagnostikim > Kontr. i mjedisit të Kon. me zë e lëviz.

Shkoni te Mbështet > Vetë-diagnostikim dhe zgjidhni Kontr. i mjedisit të Kon. me zë e lëviz.. Ky funksion mat nivelet e zhurmës së mjedisit dhe të ndriçimit rreth kamerës dhe mikrofonit të integruar të televizorit për të kontrolluar nëse janë të përshtatshme për përdorimin e komandimit me zë dhe me lëvizje.