Samsung UE55HU8500TXXH, UE78HU8500TXXH, UE65HU8500TXXH Ndryshimi i Madhësi figure dhe Pozicioni

Models: UE78HU8500TXXH UE65HU8500TXXH UE55HU8500TXXH

1 250
Download 250 pages 51.39 Kb
Page 168
Image 168

Ndryshimi i Madhësi figure dhe Pozicioni

Zgjedhja e madhësisë së duhur të ekranit

Figurë > Madhësi figure > Madhësi figure Provo tani

Shumica e programeve televizive dhe videove shfaqen në ekran të plotë, por disa programe dhe video janë më të mëdha ose më të vogla. Ndryshoni madhësinë e ekranit për programe dhe video të tilla, në mënyrë që figura të përshtatet më mirë në ekran.

"" Madhësitë e mbështetura të ekranit ndryshojnë në varësi të sinjalit hyrës. Për informacione të mëtejshme rreth madhësive të mbështetura të ekranit, drejtojuni seksionit "Madhësitë e figurës dhe sinjalet hyrëse".

"" Opsioni Madhësi figure nuk disponohet për pamjet në rezolucion UHD, pasi madhësia e mbështetur e ekranit është e fiksuar.

●● Gjer. auto

Rregullon automatikisht madhësinë e figurës në raport pamjeje 16:9.

●● 16:9

Caktojeni figurën në formatin e ekranit të gjerë 16:9.

●● Zmadh gjerë

Zmadhon madhësinë e figurës më shumë se 4:3. Figura e zmadhuar mund të lëvizet lart ose poshtë.

●● Zmadh

Zmadhon vertikalisht figurat e gjera 16:9 për t'iu përshtatur madhësisë së ekranit. Figura e zmadhuar mund të lëvizet lart ose poshtë.

"" Zmadh nuk disponohet kur Madhësi figure caktohet në Zmadh gjerë.

●● 4:3

Cakton figurën në modalitet bazë 4:3.

[[ Mos e lini televizorin për shumë kohë në modalitet 4:3. Shfaqja e kufijve të errët në të majtë dhe të djathtë/ lart dhe poshtë ekranit mund të shkaktojë mbetje të figurës. Kjo dukuri mund të shfaqet në televizorët LED dhe PDP. (Djegia e ekranit - kjo dukuri mund të shfaqet në televizorët PDP.) Kjo nuk mbulohet nga garancia.

●● Përsht. Ekr.

Shfaq figurën e plotë pa prerje.

●● Pamje intel. 1

Redukton figurën 16:9 me 50%.

●● Pamje intel. 2

Redukton figurën 16:9 me 25%.

Page 168
Image 168
Samsung UE55HU8500TXXH, UE78HU8500TXXH Ndryshimi i Madhësi figure dhe Pozicioni, Zgjedhja e madhësisë së duhur të ekranit