Samsung UE65HU8500TXXH, UE55HU8500TXXH manual Masa paraprake për Zëri, Lëvizja dhe Njohja e fytyrës

Models: UE78HU8500TXXH UE65HU8500TXXH UE55HU8500TXXH

1 250
Download 250 pages 51.39 Kb
Page 227
Image 227

Lexojeni përpara përdorimit të Zëri, Lëvizja ose të Njohja e fytyrës

Masa paraprake për Zëri, Lëvizja dhe Njohja e fytyrës

Njohja e fytyrës

●● Ky produkt ruan miniatura të fytyrave të përdoruesve në mënyrë që t'i përdorë gjatë identifikimit me anë të fytyrës.

●● Identifikimi në Smart Hub me anë të njohjes së fytyrës mund të jetë më pak i sigurt se sa identifikimi me anë të përdorimit të ID-së dhe fjalëkalimit.

Përdorimi i kamerës së televizorit

●● Në disa rrethana dhe sipas disa kushteve ligjore, përdorimi/keqpërdorimi i kamerës së televizorit mund të rezultojë në veprime ligjore. Mund të ketë detyrime sipas ligjeve vendase mbi privatësinë në lidhje me mbrojtjen e individëve për sa i përket të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave dhe sipas ligjeve të tjera të mundshme, duke përfshirë ligjet penale, që rregullojnë mbikëqyrjen me kamera si në vendin e punës, ashtu edhe në ambiente të tjera.

●● Për përdorimin e kamerës së televizorit, përdoruesit bien dakord që të mos e përdorin kamerën (i) në vende ku në përgjithësi ndalohet përdorimi i saj (si p.sh., në tualete, në dhomat e zhveshjes), (ii) në një mënyrë të tillë që rezulton në shkeljen e privatësisë së personit ose (iii) në shkelje të ligjeve në fuqi, të rregulloreve ose të statuteve.

Page 227
Image 227
Samsung UE65HU8500TXXH manual Masa paraprake për Zëri, Lëvizja dhe Njohja e fytyrës, Përdorimi i kamerës së televizorit