Vendosja e lidhjes kabllore me internetin

Lidhja e televizorit me internetin ju mundëson përdorimin e shërbimeve në internet dhe të funksioneve SMART dhe ju lejon përditësimin e softuerit të televizorit me shpejtësi dhe lehtësi nëpërmjet internetit.

Lidhja e kabllos LAN

Përdorimi i kabllos LAN.

"" Televizori nuk do të mund të lidhet me internetin nëse shpejtësia e rrjetit është nën 10 Mbps.

Ka tri mënyra për ta lidhur televizorin me pikëhyrjet e internetit. Lidhni folenë LAN të One Connect në pikëhyrje me anë kabllosh të kategorisë 7, siç tregohet në një nga ilustrimet e mëposhtme.

●● Modemi i jashtëm

●● Rrugëzues IP + Modem i jashtëm

●● Priza LAN në mur