Në lidhje - Audio dixhitale (optike)

"" Disponueshmëria varet nga modeli dhe rajoni specifik.

Lidhja e marrësit AV me televizorin nëpërmjet folesë (optike) së audios dixhitale mundëson dëgjimin e audios dixhitale.

Lidhja e pajisjes me anë të kabllos optike nuk i fik automatikisht altoparlantët e televizorit. Për të fikur altoparlantët e televizorit, caktoni Dalja e zërit e televiz. (Ting. > Cilësimet e altoparlantit > Dalja e zërit e televiz.) në diçka ndryshe nga Altopar. TV.

Rregulloni volumin e pajisjes audio me anë të telekomandës.

"" Zhurma e pazakontë që vjen nga pajisja e audios gjatë përdorimit mund të tregojë probleme me vetë pajisjen e audios. Nëse ndodh kështu, kërkoni ndihmë nga prodhuesi i pajisjes së audios.

"" Audioja dixhitale nuk disponohet me transmetime 5.1-kanalëshe.

Drejtojuni diagramit dhe lidhni kabllon optike me folenë e daljes së audios dixhitale të One Connect dhe me folenë e hyrjes së audios dixhitale të pajisjes.