Rregullimi i Efekti 3D

Figurë > 3D

Konfiguroni këndin e shikimit, thellësinë dhe cilësime të tjera 3D për një përvojë të personalizuar shikimi.

●● Rregullimi i perspektivës 3D

"" Disponueshmëria varet nga modeli dhe rajoni specifik.

Zgjidhni Figurë > 3D > Perspektiva 3D. Përdorni shiritin e rregullimit në ekran për të rregulluar perspektivën.

●● Rregullimi i thellësisë 3D

"" Disponueshmëria varet nga modeli dhe rajoni specifik.

Zgjidhni Figurë > 3D > Thell.. Përdorni shiritin e rregullimit në ekran për të rregulluar thellësinë.

"" Ky opsion nuk mund të përdoret nëse modaliteti 3D është caktuar në (M/D) ose (L/P).

●● Kalimi i pamjeve 3D majtas/djathtas

Zgjidhni Figurë > 3D > Ndryshim M/D. Ky opsion përdoret për të kthyer figurat majtas dhe djathtas.

●● Shfaqja e materialit 3D në 2D

Zgjidhni Figurë > 3D > 3D → 2D. Ky opsion përdoret për të mundësuar shikimin e materialeve 3D në 2D.

"" Ky funksion nuk disponohet nëse modaliteti 3D caktohet në (Normal) ose (Joaktiv).

●● Aktivizimi automatik i 3D nëse diktohet material 3D

Zgjidhni Figurë > 3D > Pamje auto 3D. Përdorni Pamje auto 3D për ta caktuar televizorin që të aktivizojë automatikisht modalitetin 3D kur diktohet material 3D ose transmetim 3D. Nëse Pamje auto 3D caktohet në Njoft. i mes., shfaqet një dritare që konfirmon aktivizimin e 3D. 3D aktivizohet pas konfirmimit.

"" 3D nuk shfaqet ndërkohë që ekzekutohen disa aplikacione. Dilni nga aplikacioni për të parë televizor në modalitet 3D.