Samsung UE78HU8500TXXH, UE55HU8500TXXH Lidhja me pajisje celulare, Lidhja me kabllon MHL në Hdmi

Models: UE78HU8500TXXH UE65HU8500TXXH UE55HU8500TXXH

1 250
Download 250 pages 51.39 Kb
Page 31
Image 31

Lidhja me pajisje celulare

Lidhni pajisjet celulare, si p.sh. telefonin inteligjent ose tabletën me televizorin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në rrjet të përbashkët dhe shfaqni ekranin e pajisjes celulare ose materialet në ekranin e televizorit. Lidhni pajisjet celulare me televizorin si më poshtë.

●● Lidhja me kabllon MHL në HDMI

Lidhni folenë USB të pajisjes celulare me folenë HDMI të televizorit me anë të kabllos MHL në HDMI për të parë ekranin e pajisjes celulare në televizor.

●● Ekrani i pajisjes celulare në televizor (Pasqyrimi i ekranit)

Lidhni me valë televizorin me pajisjen celulare me anë të funksionit të pasqyrimit për të parë ekranin e pajisjes celulare në televizor.

"" Ky opsion disponohet vetëm me pajisjet celulare që mbështesin pasqyrimin.

●● Lidhja e pajisjeve celulare pa rrugëzues me valë (Wi-Fi Direkt)

Wi-Fi Direct mundëson lidhjen e televizorit me pajisje celulare pa rrugëzues ose AP. Hyni shpejt dhe luani skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja e lidhur celulare në ekranin e televizorit.

"" Ky opsion disponohet vetëm me pajisjet celulare që mbështesin Wi-Fi Direct.

●● Lidhja nëpërmjet Samsung Link

Samsung Link mundëson luajtjen e skedarëve të fotove, videove dhe muzikës nga pajisje celulare me Samsung Link të aktivizuar pa pasur nevojë të lidhni manualisht pajisjen me televizorin.

●● Lidhja nëpërmjet rrjetit në shtëpi (DLNA)

Shikoni/luani në televizor skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja celulare e lidhur në të njëjtin rrugëzues ose AP si dhe televizori.

●● Lidhja nëpërmjet Smart View 2.0

Instaloni dhe ekzekutoni aplikacionin Smart View 2.0 në pajisjen tuaj celulare dhe lidheni me televizorin në të njëjtin rrjet.

Page 31
Image 31
Samsung UE78HU8500TXXH manual Lidhja me pajisje celulare, Lidhja me kabllon MHL në Hdmi, Lidhja nëpërmjet Smart View