Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie

(Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.)

KUJDES

RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI

KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.

Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme të produktit.

Ky simbol tregon se produkti përfshin dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen.

Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik (tokëzimi).

Tensioni AC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i shënuar me simbolin është tensioni AC

Tensioni DC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i shënuar me simbolin është tensioni DC.

Kujdes; drejtojuni udhëzimeve për përdorimin:

Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet manualit të përdorimit për informacion të mëtejshëm në lidhje me sigurinë.

Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme ose të poshtme shërbejnë për ajrimin e nevojshëm. Për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.

-- Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë ajrimin e duhur.

-- Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. -- Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.

Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.

Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.

Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.

Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.

Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni nga antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.

Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i ushqyesit (DC) të korrespondojë me linjën lokale elektrike.

Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike.

Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.

Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.

Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit.

Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara).

-- Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.

Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit kur synoni ta instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.

Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.

-- Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.) Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Sigurohuni t'i mbani në pozicion praktik spinën dhe prizën. Ruajini aksesorët (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.

Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni nga priza dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.

Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë printimet mbi produkt.

Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes. Mos i hidhni bateritë në zjarr.

Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.

Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini vetëm me bateri tipi të ngjashëm ose të njëvlershëm.

*Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja reale e produktit. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, sepse ky është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

Shqip - 2

Page 142
Image 142
Samsung UE78KU6500SXXN manual Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie, Rrezik Goditjeje Elektrike MOS E Hapni, Shqip

UE78KU6500SXXN, UE78KU6500SXXH, UE78KU6502UXXH specifications

Samsung has long established itself as a pioneer in the television market, and its UE78KU6502UXXH, UE78KU6500SXXH, and UE78KU6500SXXN models exemplify the brand’s commitment to delivering high-quality visual experiences. These 78-inch 4K Ultra HD televisions provide a large screen for an immersive viewing experience, making them ideal for movie enthusiasts and gaming fans alike.

One of the standout features of these models is their Ultra HD resolution of 3840 x 2160 pixels. This resolution ensures a crystal-clear image quality, allowing viewers to experience every detail with remarkable clarity. The 4K Upscaling technology is another impressive addition, which enhances lower resolution content to near-Ultra HD quality, making your favorite shows and movies even more enjoyable.

The Samsung QE78KU series incorporates Active Crystal Color technology, which enhances color accuracy and depth. This technology provides a broader color spectrum, resulting in vibrant and lifelike images, perfect for nature documentaries, sports events, and action-packed films. Additionally, HDR (High Dynamic Range) support elevates contrast and brightness levels, allowing viewers to appreciate the details in the darkest and brightest scenes alike.

Smart TV capabilities are a defining aspect of these models. Powered by the Tizen operating system, the UE78KU6500 series provides access to a plethora of streaming services such as Netflix, Amazon Prime Video, and more, all of which can be navigated seamlessly through an intuitive user interface. The inclusion of voice control via Bixby further enhances the user experience, making navigation effortless and hands-free.

Connectivity options are abundant, with multiple HDMI and USB ports, enabling users to connect gaming consoles, sound systems, and other devices with ease. Furthermore, the Samsung Smart View app allows for seamless integration with smartphones and tablets, enabling screen mirroring and content sharing.

In terms of design, these models embody elegance with their slim bezels and sleek profile, lending themselves beautifully to any living room or entertainment space. The clean lines and premium finish enhance the overall aesthetics, ensuring they are as visually pleasing when turned off as they are when in use.

In summary, Samsung’s UE78KU6502UXXH, UE78KU6500SXXH, and UE78KU6500SXXN televisions combine advanced display technologies, smart features, and elegant design, making them a top choice for consumers seeking a state-of-the-art entertainment experience. Whether for immersive films, gaming, or streaming your favorite shows, these models are designed to meet the demands of today’s digital lifestyle.