6.Butoni Option (Opsioneve)

Shtypni vazhdimisht këtë buton për të kaluar përmes opsioneve:

Njomje > Intensive > Paralarje > Njomje + Intensive > Njomje + Paralarje > Intensive + Paralarje > Njomje + Intensive + Paralarje > fikur

Njomje: Përdoreni këtë opsion për të hequr me efikasitet njollat nga rrobat duke i lagur rrobat.

Funksioni Njomje kryhet për 13 minuta brenda fillimit të ciklit të larjes.

Funksioni Njomje vepron për 30 minuta me gjashtë cikle, ku një cikël është një cikël njomje që shtrydh

për 1 minutë dhe qëndron pa lëvizur për 4 minuta.

Funksioni Njomje disponohet vetëm me: CikletCotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Denim (Xhinse), Stain Away (Heqje njollash), Daily Wash (Larje e përditshme), Super Eco Wash (Larje super ekonomike) dhe Baby Care (Kujdesi për foshnjën).

Intensive”: Përdorni këtë funksion kur rrobat janë të ndotura shumë dhe duhet të lahen në mënyrë intensive. Koha e ciklit rritet për secilin cikël.

Paralarje: Përdoreni këtë funksion për t’i larë rrobat paraprakisht përpara ciklit të larjes kryesore. Funksioni i paralarjes disponohet vetëm me ciklet Cotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Denim (Xhinse), Stain Away (Heqje njollash), Dark Garment (Rroba të errëta), Daily Wash (Larje e përditshme), Super Eco Wash (Larje super ekonomike) dhe Baby Care (Kujdesi për foshnjën).

7.Butoni Easy Iron (Hekurosje e lehtë)

Shtypni këtë buton për të përgatitur rrobat në mënyrë që të hekurosen lehtë, duke ulur rrudhat gjatë ciklit Spin (Centrifugim).

Hekurosje e lehtë disponohet vetëm me: CikletCotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Denim (Xhinse), Stain Away (Heqje njollash), Dark Garment (Rroba të errëta), Daily Wash (Larje e përditshme), Super Eco Wash (Larje super ekonomike) dhe Baby Care (Kujdesi për foshnjën).

Kur zgjidhet funksioni Hekurosje e lehtë, mund ta caktoni shpejtësinë e ciklit të centrifugimit deri në 800 rpm. (Nëse zgjidhni funksionin Hekurosje e lehtë me shpejtësinë e ciklit të centrifugimit të caktuar në më shumë se 800 rpm, shpejtësia e ciklit të centrifugimit ndryshohet automatikisht në 800 rpm.)

8.Butoni Delay End (Përfundim i vonuar)

Shtypni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsioneve të disponueshme të Delay End (Përfundim i vonuar) (nga 3 orë deri në 19 orë me rritje prej një ore).

Ora në ekran tregon se sa kohë duhet që cikli i larjes të përfundojë.

9.Butoni 15’ Quick Wash (Larje e shpejtë 15’)

Për veshjet e ndotura pak dhe rrobat më pak se 2 kg që ju duhen shpejt. Kjo zgjat minimalisht rreth 15 minuta, por mund të ndryshojë nga vlerat e treguara në varësi të presionit të ujit, fortësisë së ujit, temperaturës së ujit në hyrje, temperaturës së dhomës, llojit/sasisë së larjes, shkallës së ndotjes, detergjentit të përdorur, ngarkesës së paekuilibruar, luhatjeve në furnizimin me energji dhe opsioneve të zgjedhura shtesë.

Ky cikël disponohet vetëm për ciklin Cotton (Pambuk).

KUJDES: Duhet të ketë më pak se 20 g detergjent (për ngarkesë 2 kg), përndryshe detergjenti mund të mbetet në rroba.

Shtypni vazhdimisht këtë buton për të zgjedhur kohën e ciklit:

15 min. > 20 min. > 30 min. > 40 min. > 50 min. > 1 orë. > Fikur

10.Butoni i Fillo/Bëj pauzë

Shtypni këtë buton për të ndërprerë dhe rifilluar një cikël.

11.Butoni i energjisë

Shtypni këtë buton një herë për të ndezur makinën larëse. Pastaj shtypeni këtë buton përsëri për ta fikur.

Nëse makina larëse është lënë e ndezur për më shumë se 10 minuta pa u prekur ndonjë buton, makina do të fiket automatikisht.

Shqip - 23

PËRDORIMI 03  

Untitled-523

 

 

2014-03-19 �� 12:08:55