Larja e rrobave

Larja e rrobave duke përdorur Përzgjedhësin e ciklit

Makina juaj e re larëse lehtëson larjen e rrobave, duke përdorur sistemin e kontrollit automatik “Kontrolli i përafërt” të Samsung-ut. Kur zgjidhni një program larjeje, makina larëse do të vendosë temperaturën e duhur, kohën e larjes dhe shpejtësinë e larjes.

1.Hapni furnizimin me ujë në makinën larëse.

2.Hapni derën.

3.Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.

4.Mbyllni derën.

5.Shtypni butonin Energjia për ta ndezur.

6.Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e paralarjes në ndarjet e duhura të sirtarit të detergjentit.

Funksioni Paralarje disponohet vetëm kur zgjidhen ciklet Cotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Denim (Xhinse), Stain Away (Heqje njollash), Dark Garment (Rroba të errëta), Daily Wash (Larje e përditshme), Super Eco Wash (Larje super ekonomike) dhe Baby Care (Kujdesi për foshnjën). Është e nevojshme vetëm nëse rrobat tuaja janë të ndotura shumë.

7.Përdorni Përzgjedhësi i ciklit për të zgjedhur ciklin e përshtatshëm sipas llojit të materialit: Cotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Denim (Xhinse), Stain Away (Heqje njollash), Dark Garment (Rroba të errëta), Daily Wash (Larje e përditshme), Super Eco Wash (Larje super ekonomike), Outdoor Care (Larje rrobash sportive), Baby Care (Kujdesi për foshnjën), Wool (Të leshta) dhe Hand Wash (Larje me dorë). Treguesit përkatës do të ndriçojnë në panelin e kontrollit.

8.Në këtë kohë, mund të kontrolloni temperaturën e larjes, numrin e cikleve të shpëlarjes, shpejtësinë e centrifugimit dhe kohën e vonesës duke shtypur butonat e duhur.

9.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të filluar larjen. Treguesi i ecurisë do të ndriçojë dhe në ekran do të shfaqet koha e mbetur e ciklit.

Koha totale e ciklit dhe numri i cikleve të shpëlarjes në ciklin Cotton (Pambuk) mund të ndryshojë në varësi të sasisë së rrobave.

10.Pasi cikli i plotë të ketë përfunduar, energjia do të fiket automatikisht. Hapni derën dhe hiqni rrobat.

Ndërprerja e larjes

Brenda 5 minutash nga fillimi i një larjeje, është e mundshme që të shtoni/hiqni rrobat.

1.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të hapur derën.

Nëse niveli i ujit ose temperatura e ujit brenda kazanit është shumë e lartë, dera nuk hapet kur pulson treguesi “Dera e mbyllur ”. Në këtë rast, prisni derisa treguesi të ndalojë pulsimin. (Duhen të kalojnë rreth 1 ose 2 minuta derisa treguesi të ndalojë pulsimin.)

2.Hapni derën dhe shtoni/hiqni rrobat.

3.Pas mbylljes së derës, shtypni butonin Fillo/Ndalo për të rifilluar larjen.

Shqip - 27

PËRDORIMI 03  

Untitled-527

 

 

2014-03-19 �� 12:08:55