Larja e rrobave manualisht

Rrobat mund t’i lani manualisht pa përdorur Përzgjedhësi i ciklit.

1.Hapni furnizimin me ujë në makinën larëse.

2.Hapni derën.

3.Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.

4.Mbyllni derën.

5.Shtypni butonin Energjia për ta ndezur.

6.Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e paralarjes në ndarjet e duhura të sirtarit të detergjentit.

7.Ktheni Përzgjedhësi i ciklit për të zgjedhur ciklin Cotton (Pambuk).

8.Shtypni butonin Temp. (Temperatura) për të zgjedhur temperaturën.

(Ujë i ftohtë , 20˚C, 30˚C, 40˚C, 60˚C dhe 95˚C)

9.Shtypni butonin Rinse (Shpëlarja) për të zgjedhur numrin e cikleve të shpëlarjes. Numri maksimal i cikleve të shpëlarjes është pesë.

Kohëzgjatja e larjes rritet siç duhet.

10.Shtypni butonin Spin (Shtrydhja) për të zgjedhur shpejtësinë e shtrydhjes.

(

: Mbajtja e shtrydhjes,

: Pa centrifugim)

11.Shtypni vazhdimisht butonin Delay End (Përfundim i vonuar) për të kaluar përmes opsioneve të disponueshme të Delay End (Përfundim i vonuar) (nga 3 orë deri në 19 orë me rritje prej një ore). Ora në ekran tregon se sa kohë duhet që cikli i larjes të përfundojë.

12.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të filluar larjen.

Udhëzimet për rrobat

Ndiqni këto udhëzime të thjeshta për rrobat më të pastra dhe larjen më të efektshme.

Kontrolloni gjithmonë etiketën e kujdesit të rrobave përpara larjes.

Klasifikoni rrobat sipas kritereve të mëposhtme:

Etiketës së kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fibra të përziera, sintetike, mëndafsh, të leshta dhe mëndafshe artificiale.

Ngjyrës: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyra. Lajini veçmas rrobat me ngjyra.

Madhësisë: Vendosja e rrobave të madhësive të ndryshme në të njëjtën ngarkesë do të përmirësojë veprimin e larjes.

Ndjeshmërisë: Lajini veçmas rrobat delikate, duke përdorur ciklin e larjes delikate për të leshtat e reja të pastra, perdet dhe artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat te rrobat që lani ose drejtojuni seksionit “Skema e kujdesit të materialeve“ në faqen 38.

Zbrazni xhepat

Përpara çdo larjeje, zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja. Objektet e vogla, të forta dhe me forma të parregullta, të tilla si monedhat, thikat, karficat dhe kapëset mund ta dëmtojnë makinën tuaj larëse.

Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose objekte të tjera me metale të rënda. Metali në rroba mund të dëmtojë rrobat tuaja, si dhe kazanin. Kthejini rrobat me kopsa dhe ato të qëndisura mbrapsht përpara larjes së tyre. Nëse zinxhirët e pantallonave ose xhaketave janë të hapura gjatë larjes, centrifuga mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me një lidhëse përpara larjes.

Rrobat me lidhëse të gjata mund të kapen te rrobat e tjera duke i dëmtuar ato. Sigurohuni që t’i fiksoni lidhëset përpara fillimit të larjes.

Shqip - 28

Untitled-528

 

 

2014-03-19 �� 12:08:55