●● Antena
Caktoni Burimi në TV për të zgjedhur sinjalin e transmetimit.
●● Kanali
Caktoni Burimi në TV për të zgjedhur kanalin.
●● Muzikë / Foto
Caktoni Burimi në USB për të zgjedhur dosje në USB që përmban skedarë muzike ose foto. Zgjedhja e skedarëve muzikorë dhe fotografikë së bashku luan muzikën dhe shfaq fotot në të njëjtën kohë.
Kufizimet:
●● Ky funksion nuk do të funksionojë siç duhet nëse pajisja USB nuk përmban skedarë media apo nëse nuk është përcaktuar ndonjë dosje.
●● Fotoseria nuk do të nisë nëse ka vetëm një skedar fotografik në pajisjen USB. ●● Dosjet me emra të gjatë nuk mund të zgjidhen.
●● Përdorni gjithmonë emra të ndryshëm dosjesh në pajisjet e ndryshme USB.
●● Përdorni memorie USB ose lexues shumëkartësh. Kohëmat. i ndezjes mund të mos funksionojë me disa pajisje USB me bateri, luajtës MP3 ose PMP, pasi televizorit mund t'i duhet shumë kohë për ta njohur pajisjen.
Fikja e televizorit me anë të Kohëmat. i fikjes
Sistemi > Ora > Kohëmat. i fikjes Provo tani
Caktoni Kohëmatësin e fikjes që ta fikni televizorin automatikisht në një kohë të caktuar. Zgjidhni Sistemi > Ora > Kohëmat. i fikjes. Shfaqet dritarja e konfigurimit të kohëmatësit. Konfiguroni cilësimet vijuese:
"" Kohëmat. i fikjes disponohet vetëm nëse është vendosur Ora.
●● Konfig.
Specifikoni datat dhe kohëzgjatjen. Përdorni Manual për të përcaktuar ditët e javës.
●● Ora
Caktoni orën e fikjes automatike të televizorit.