Shkrimi i tekstit nëpërmjet QWERTY
Blloku i tasteve QWERTY shfaqet kur ju duhet të shkruani tekst (dhënia e fjalëkalimit të rrjetit, identifikimi në llogarinë tuaj Samsung etj.), duke ju mundësuar shkrimin me anë të telekomandës.
Përdorimi i funksioneve shtesë
Zgjidhni në ekranin e tastierës QWERTY. Disponohen opsionet e mëposhtme:
●● Gjuha
Zgjidhni një gjuhë nga lista.
●● Teksti i rekomanduar
Aktivizoni/çaktivizoni funksionin e tekstit të rekomanduar. Aktivizimi i funksionit Teksti i rekomanduar mundëson shkrimin e shpejtë të tekstit duke nisur me germat që shkrove e duke shfaqur fjalë të rekomanduara. Për shembull, për të shkruar fjalën "Internet", gjithçka që duhet të bëni është të shkruani "In" dhe të zgjidhni fjalën "Internet" nga lista e fjalëve të rekomanduara. Fjala memorizohet që të mund të rishkruani të njëjtin tekst më me lehtësi.
●● Rivendos të dhënat e rekomanduara të tekstit
Fshini së bashku fjalët e rekomanduara dhe të memorizuara për të pastruar listën.
●● Parashiko shkronjën tjetër
Aktivizoni/çaktivizoni funksionin Parashikimi i tekstit. Aktivizimi i funksionit Parashikimi i tekstit eliminon nevojën për të gjetur dhe për të zgjedhur taste germash veç e veç. Për shembull, për të shkruar fjalën "Internet", zgjidhni "I". Pastaj do të shfaqet fjala e parashikuar në krah të tastit I. Thjesht zgjidhni fjalën e parashikuar për të shkruar "Internet".
"" Ky funksion kufizohet në fjalët që janë shtuar më parë në fjalor.