Regjistrimi, heqja dhe modifikimi i kanaleve
Transmetimi > Redakto kanalin Provo tani
Hiqni kanale nga treguesi i kanaleve, riktheni kanalet e hequra dhe riemërtoni kanalet analoge. Ikonat Redakto kanalin në ekran tregojnë si më poshtë:
●● | : Kanal analog |
●● | : Kanal i preferuar |
●● | : Kanal i bllokuar |
Regjistrimi dhe heqja e kanaleve
Transmetimi > Redakto kanalin
Heqja e kanaleve të regjistruara
Hiqni kanalet e regjistruara nga treguesi.
1.Zgjidhni kanalet që dëshironi të hiqni. Çzgjidhni kanalet duke i zgjedhur përsëri. Për të zgjedhur të gjitha kanalet, zgjidhni Opsionet në fund të ekranit dhe më pas zgjidhni Zgjidh gjithë nga lista.
2.Pasi të keni bërë zgjedhjen, zgjidhni Fshiji në fund të ekranit për të hequr kanalet e zgjedhura.
Modifikimi i kanaleve të regjistruara
Transmetimi > Redakto kanalin
Zgjidhni Opsionet në fund të ekranit për të përdorur opsionet vijuese. Megjithatë, opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të sinjalit të transmetimit.
●● Zgjidh gjithë
Zgjedh të gjitha kanalet e shfaqura në ekranin Redakto kanalin.
●● Renditja
(Vetëm kanale dixhitale)
Ndryshoni listën e renditur sipas Emri ose Numër të kanalit.
●● Antena
Zgjidhni ndërmjet Ant., Kabllor ose Satelit.
"" Disponueshmëria varet nga zona dhe modeli specifik.
●● Kategori
Nëse zgjidhni një Kategori, kanalet e saj shfaqen në listë midis kanaleve të tjera televizive.
●● Redak. të pref.
Organizo listat e të preferuarave për të gjetur kanale të preferuara dhe për të këmbyer më lehtë mes kanaleve.