Lexojeni përpara konfigurimit të lidhjes me valë të internetit
Masat paraprake për internetin me valë
●● Ky televizor mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g/n.
●● Për të përdorur internetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë mbështet
●● Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.
●● Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem sigurie opsional. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me një AP që e ka sigurinë e aktivizuar.
Protokollet e sigurisë me valë
Televizori mbështet vetëm protokollet e mëposhtme të sigurisë në rrjetin me valë dhe nuk mund të lidhet me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar:
●● Regjimet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK
●● Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES
Në përputhje me specifikimet më të reja të certifikimit
Nëse rrugëzuesi me valë mbështet