Rregullimi i pozicionit të ekranit
Figurë > Madhësi figure > Zmadhimi/Pozicioni ose Pozicioni
Rregullon pozicionin e ekranit.
Ky opsion disponohet vetëm me Madhësi figure të caktuar në Zmadh gjerë, Zmadh ose Përsht. Ekr.. Pasi televizori është sintonizuar në kanal dixhital, pozicioni i ekranit nuk mund të rregullohet nëse Madhësi figure caktohet në Përsht. Ekr..
1.Për të rregulluar pozicionin e ekranit, zgjidhni Figurë > Madhësi figure > Zmadhimi/Pozicioni ose Pozicioni. Shfaqet një dritare.
2.
3.
Zgjidhni sërish Zmadh ose Pozicioni nga dritarja që hapet.
Rregulloni ekranin. Pasi ta keni bërë këtë, zgjidhni Zmadh ose Pozicioni dhe më pas Mbyll. Zgjidhni Rivend. për të rivendosur pozicionin e ekranit.
Rregullimi i Ekrani 4:3
Figurë > Madhësi figure > Ekrani 4:3 Provo tani
Disponohet vetëm kur madhësia e figurës caktohet në Gjer. auto. Mund të përcaktoni madhësinë e dëshiruar të figurës në 4:3 WSS (shërbimi i ekranit të gjerë) ose në madhësinë origjinale. Çdo shtet evropian kërkon madhësi të ndryshme figure.
"" Nuk disponohet në modalitetet Component ose HDMI.
Dëgjimi vetëm i audios me ekranin e fikur (Figura e fikur)
Figurë > Figura e fikur Provo tani
Fik ekranin dhe luan audion vetëm nëpërmjet altoparlantëve. Për ta rindezur ekranin, shtypni cilindo buton përveç butonit TV dhe VOLUME.
Rivendosja e cilësimeve të Regjim figure
Figurë > Rivendos figurën Provo tani
Përdoreni këtë opsion për të ricaktuar Regjim figure aktual në cilësimet e fabrikës. Kjo nuk ndikon në cilësimet e modaliteteve të tjera të figurës.