Përditësimi i aplikacionit
1.
2.
3.
4.
Në ekranin SAMSUNG APPS, shkoni në aplikacionin që dëshironi të përditësoni. Shtypni dhe mbani butonin Enter. Shfaqet një meny.
Nga menyja që shfaqet në ekran, zgjidhni Përditëso aplikacionet. Shfaqet një dritare.
Zgjidhni të gjitha aplikacionet që dëshironi të përditësoni dhe më pas zgjidhni Përdit.. Të gjitha aplikacionet e zgjedhura përditësohen në versionet më të fundit.
Caktimi i përditësimit automatik të aplikacionit
Smart Hub > Cilës. e aplik.
Për t'i përditësuar aplikacionet automatikisht, kaloni te Smart Hub > Cilës. e aplik. dhe caktojeni Përditësimi automat. në Ndez . Aplikacionet e instaluara në televizor përditësohen automatikisht ndërkohë që përditësimet bëhen të disponueshme.
Veçoritë SAMSUNG APPS
Smart Hub > Cilës. e aplik. Provo tani
Mund të konfiguroni funksionet e lidhura me aplikacionet e instaluara në televizor.