Në lidhje - Foleja HDMI (DVI)
Nëse përshtatësi grafik i kompjuterit nuk e mbështet ndërfaqen HDMI, lidheni kompjuterin me televizorin me kabllon DVI (Digital Visual Interactive) në HDMI. Megjithatë, lidhja DVI në HDMI mbështetet nga foleja HDMI vetëm për DVI dhe nuk mbështet transmetimin e sinjalit audio. Për të dëgjuar audio nga kompjuteri, lidhni altoparlantin e jashtëm me folenë e daljes së audios së kompjuterit.
"" Për informacione rreth rezolucioneve të mbështetura nga televizori, drejtojuni "Masa paraprake për lidhjen me kompjuterin".
Drejtojuni skemës dhe lidhni kabllon DVI në HDMI me folenë HDMI (DVI) të televizorit dhe folenë e daljes DVI të kompjuterit.
Pasi të jetë bërë lidhja, do të mund të zgjidhni pajisjen e lidhur të jashtme me anë të butonit SOURCE.