●● Zmadh
Zmadhoni ose zvogëloni faqen aktuale të internetit.
●● FNF
Përdorni Web Browser gjatë shikimit të një programi televiziv në të njëjtin ekran.
"" Në varësi të shtetit dhe të modelit.
●● Shfl. i lidhjes / Shfletimi me treg.
Zgjidhni një nga dy mënyrat e shfletimit që mbështeten nga Web Browser.
●● Cilësimi
Konfiguroni cilësimet Web Browser.
●● Mbyll
Dilni nga Web Browser. ●● Skedë e re
Hapni një skedë të re.
Preferencat për shfletimin
Zgjidhni artikullin në ekran. Konfiguroni cilësimet e shfletimit sipas nevojave ose dëshirës suaj.
"" Disa artikuj mund të mos disponohen në varësi të faqes së internetit. Artikujt që nuk disponohen janë me ngjyrë gri.
●● Aktivizo Kapjen / Çaktivizo Kapjen
Shtyp Fut dhe pastaj tastet shigjetë në pult që të aktivizosh Kapjen. Rishtyp Fut për të çaktivizuar Kapjen pasi të lëvizësh artikujt në ekran në pozicionin që do.
●● Sajtet e miratuara
Për të parandaluar hyrjen e fëmijëve në faqe të papërshtatshme interneti, kufizoni hyrjen në faqet e internetit të regjistruara paraprakisht.
"" Kur zgjidhni Sajtet e miratuara, do t'ju kërkohet të jepni fjalëkalimin. Jepni fjalëkalimin. Fjalëkalimi i parazgjedhur është 0000.
Veçoria e Sajteve të miratuara: Aktivizoni/çaktivizoni Veçoria e Sajteve të miratuara.
Rivendos fjalëkal. për Sajtet miratuar.: Ndryshoni fjalëkalimin.
Shto sajtin akt.: Shtoni faqen aktuale të internetit te Sajtet e miratuara.
Menaxho Sajtet e miratuara: Jepni adresën e faqes së internetit që dëshironi të shtoni te Sajtet e miratuara ose zgjidhni një faqe nga lista dhe fshijeni.
"" Aktivizimi i Veçoria e Sajteve të miratuara pa faqe interneti të renditura kufizon hyrjen në çdo faqe.