Page 102
Përdorimi i Anynet+ (HDMI-CEC)
Përdorni Anynet+ (HDMI-CEC) për të komanduar të gjitha pajisjet e jashtme që mbështesin HDMI-CEC duke përdorur vetëm telekomandën e televizorit. Vini re që Anynet+ (HDMI-CEC) funksionon vetëm me anë të telekomandës dhe jo me anë të butonave të panelit.
Me anë të telekomandës së televizorit mund ta konfiguroni funksionin e telekomandës universale të televizorit që të komandojë dekodues kabllorë të palëve të treta, luajtës Blu-ray dhe sisteme kinemaje që nuk mbështesin HDMI- CEC.
Kërkesat e Anynet+:
●● Anynet+ nuk mund të përdoret për të komanduar pajisje të jashtme që nuk mbështesin HDMI-CEC.
●● Pajisjet Anynet+ duhet të lidhen me televizorin me kabllo HDMI. Disa kabllo HDMI mund të mos mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC). Në këtë rast, duhet të zëvendësoni kabllon HDMI.
●● Telekomanda e televizorit mund të mos funksionojë në kushte të caktuara. Nëse kjo ndodh, zgjidhni sërish pajisjen Anynet+.
●● Anynet+ (HDMI-CEC) funksionon vetëm me pajisje të jashtme që mbështesin HDMI-CEC dhe vetëm kur këto pajisje janë në modalitet pritjeje ose të ndezura.
●● Anynet+ (HDMI-CEC) mund të kontrollojë deri në 12 pajisje të jashtme të përputhshme (deri në 3 të të njëjtit lloj). Me disa sisteme kinemaje, sidoqoftë, numri i sistemeve që mund të kontrollohet është i kufizuar në një.
●● Për të dëgjuar audion 5.1-kanalëshe nga pajisje të jashtme, lidhni pajisjen me televizorin me anë të kabllos HDMI dhe folenë e daljes audio dixhitale të pajisjes direkt në sistemin e kinemasë.
●● Sistemi i kinemasë që është lidhur me televizorin me anë të një kablloje HDMI dhe një kablloje optike mbështet vetëm audio 2-kanalëshe. Megjithatë, audio 5.1-kanalëshe disponohet për transmetime dixhitale me audio 5.1-kanalëshe.
Konfigurimi i Anynet+ (HDMI-CEC)
Sistemi > Anynet+ (HDMI-CEC) Provo tani ●● Anynet+ (HDMI-CEC) Provo tani
Aktivizon/çaktivizon Anynet+ (HDMI-CEC). Caktojeni në Fik. për të çaktivizuar të gjitha funksionet në lidhje me Anynet+. Caktojeni në Ndez për të aktivizuar të gjitha funksionet në lidhje me Anynet+ (HDMI-CEC).
●● Çaktivizim auto Provo tani
Kur caktohet në Po, ajo fik pajisjet e jashtme të përputhshme Anynet+ (HDMI-CEC)gjatë kohës që televizori është i fikur.
"" Disa pajisje të përputhshme me Anynet+ (HDMI-CEC)nuk e mbështesin këtë funksion.
●● Kërkim për pajisje Provo tani
Kërkoni për pajisje të përputhshme me Anynet+ (HDMI-CEC).