PARALAJMËRIM: Mobilia inkaso duhet të ketë një hapësirë minimale ajrimi për qarkullimin e ajrit siç tregohet në figurë. Mos e mbuloni këtë vrimë me shirita druri sepse ajo përdoret për të siguruar ajrimin.

Pjesa e jashtme e përparme e furrës siç është doreza, ndryshon në varësi të modelit. Por madhësia e furrës në figurë është e njëjtë.

HEQJA E DERËS

Për një përdorim normal, dera e furrës nuk duhet të hiqet, por nëse kjo është e nevojshme, për shembull për qëllime pastrimi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

KUJDES: Dera e furrës është e rëndë.

1.Hapeni derën dhe me një goditje të lehtë hapni kapëset plotësisht në të dyja anët e menteshave.

2.Mbylleni derën me afërsisht 70 °. Kapini anët e derës së furrës në mes me dy duar dhe tërhiqeni lart derisa të hiqen menteshat.

HEQJA E XHAMIT TË DERËS

Dera e furrës është e pajisur me tri fletë xhami të vendosura përkundrejt njëra-tjetrës. Këto fletë mund të hiqen për t'u pastruar.

1Shtypni të dy butonat në të majtë dhe në të djathtë të derës.

2Shkëputni kapakun dhe hiqni xhamin 1 nga dera.

3Ngrijeni xhamin

2 dhe pastrojini fletët e xhamit me ujë

të ngrohtë ose me solucion larës dhe thajini duke u dhënë shkëlqim me një cohë të pastër e të butë.

Dera prej xhami ndryshon nga modeli 2 EA dhe 4 EA sipas modelit.

Por, metoda e çmontimit dhe e montimit është e njëjtë.

Kur montoni xhamin e brendshëm numër 1, vendoseni stampimin me drejtim nga poshtë.

8_instalimi

NV6342AGSSR_OL_DG68-00510A_SQ.indd 8

11/03/2013 18:01:16

Page 88
Image 88
Samsung NV6342AGSSR/OL manual Heqja E Derës, Heqja E Xhamit TË Derës, 8instalimi