pastrimi dhe kujdesi

PASTRIMI ME DORË

Sigurohuni që furra dhe pjesët shtesë të jenë ftohur para se të filloni pastrimin.

Pjesa e brendshme e furrës

Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Mos e pastroni me dorë gominën e derës.

Mos përdorni tel enësh ose sfungjerë pastrues.

Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.

Veshja e kapakut duhet pastruar duke përdorur ujë të nxehtë, detergjent dhe furçë najloni të butë. Mos përdorni solucion gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cohë të ashpër, fije metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.

Pjesa e jashtme e furrës

Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Thajeni me letër kuzhine ose me një peshqir të thatë.

Mos përdorni tel enësh, pastrues kaustikë ose solucione gërryese.

Sipërfaqe e emaluar katalitike (Opsionale)

Veshja e heqshme e kapakut është e mbështjellë në emal katalitik në ngjyrë gri, i cili mund të vishet me vaj dhe yndyrë që shpërndahet nga qarkullimi i ajrit gjatë nxehjes me konveksion. Këto depozitime do të digjen në temperaturën e sobës prej 200 °C dhe më shumë, për shembull, gjatë pjekjes ose skuqjes. Temperatura më e lartë do të shkaktojë djegie më të shpejtë.

1.Hiqni të gjitha pjesët shtesë nga furra.

2.Pastroni të gjitha sipërfaqet e furrës siç përshkruhet në seksionin e pastrimit me dorë.

3.Vendoseni furrën në sistemin e sipërm dhe të poshtëm të nxehtësisë.

4.Vendoseni nxehtësinë në 250 °C.

5.Vëreni në funksionim furrën për afërsisht 1 orë. Kohëzgjatja varet nga shkalla e ndotjes. Çdo njollë e mbetur do të zhduket gradualisht me çdo përdorim të mëpasshëm të furrës në temperatura të larta.

Pjesët ballore të furrës prej inoksi

Mos përdorni fije metalike, tel enësh apo materiale të tjera gërryese. Mund të dëmtojnë sipërfaqen e lëmuar.

Pjesët ballore të furrës prej alumini

Pastrojeni sipërfaqen butësisht me një cohë të pastër e të butë ose cohë me mikrofibër dhe me një detergjent të butë xhamash.

Pjesët shtesë

Pastrojini pjesët shtesë pas çdo përdorimi dhe thajini me një peshqir kuzhine. Nëse është e nevojshme, lërini në ujë të ngrohtë me sapun për rreth 30 minuta në mënyrë që të pastrohen më lehtë.

Dera e kulluesit

Dera e kulluesit shërben për mbledhjen e ujit nga lagështira kur

furra është në përdorim, duke mbrojtur mobilien. Pastrojeni derën e kulluesit pas gatimit.

DeraGutterkulluesitDoor

pastrimi dhe kujdesi_15

k pastrimii sdhe jdeu

NV6342AGSSR_OL_DG68-00510A_SQ.indd 15

11/03/2013 18:01:19

Page 95
Image 95
Samsung NV6342AGSSR/OL manual Pastrimi dhe kujdesi, Pastrimi ME Dorë