përmbajtjet

INFORMACION SIGURIE················································································2 INSTALIMI I FRIGORIFERIT ME DY DYER ····················································14 PËRDORIMI I FRIGORIFERIT ME DY DYER SAMSUNG ······························24 ZGJIDHJA E PROBLEMEVE ··········································································34

informacion sigurie

INFORMACION SIGURIE

Përpara përdorimit të pajisjes, lexojeni këtë manual deri në fund dhe mbajeni në një vend të sigurt pranë pajisjes, për referencë në të ardhmen.

Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj të menduar, siç përshkruhet në këtë manual udhëzues. Kjo pajisje nuk është menduar që të përdoret nga persona (përfshirë fëmijë) me aftësi të kufi zuara fi zike, ndijimore ose mendore, ose që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveç rastit kur mbikëqyren ose iu jepen udhëzime

në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e

tyre.

Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme për sigurinë në këtë manual nuk i mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni logjikën, të kini vëmendje dhe të bëni kujdes kur e instaloni, e mirëmbani dhe e përdorni pajisjen tuaj.

Duke qenë se udhëzimet vijuese të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të

Shqip - 2

DA68-02710M-06.indb 2

2014. 1. 24. ￿￿ 10:06