Kur përdorni Power Freeze (ngrirje me fuqi) konsumi i energjisë së frigoriferit do të rritet. Mos harroni ta fi kni kur të mos ju nevojitet dhe ta ktheni ngrirësin në cilësimin fi llestar të temperaturës.

Nëse ju nevojitet të ngrini një sasi të madhe ushqimi, aktivizoni funksionin Power Freeze

(Ngrirje e fuqishme) të paktën 20 orë para.

Kur e vendosni SHELF-BOTTOM (raftin e poshtëm) në vend të sirtarit të poshtëm, SHELF- BOTTOM (rafti i poshtëm) bëhet ndarje me dy yje (të gjitha modelet). Mbrojtësja e derës së poshtme në ngrirës është ndarja me dy yje. (Modelet RSH7, RS77, RS7528, RS7527, RS54H, RS57H). Pra, temperatura në ndarjet me dy yje është pak më e lartë sesa në pjesën tjetër të ngrirësit.

FUNKSIONIMI 02

Funksioni i fikjes së ekranit

Për të kursyer energji, ekrani i panelit fi ket automatikisht në kushtet e mëposhtme: Nëse nuk shtypet asnjë buton, kur nuk hapen dyert ose kur nuk është shtypur leva e shpërndarësit.

Megjithatë, ikona që tregon funksionin Vacation (pushime) ose funksionin Cubed / Crushed / Ice Off (kuba akulli/akull i shtypur/pa akull), qëndron ndezur. Nëse shtypni një buton, hapni një derë ose shtypni levën e shpërndarësit, ekrani i panelit do të ndizet sërish. Përveç butonit Ice Type (lloji i akullit), të gjithë butonat e funksioneve do të bëhen funksionalë pasi ta hiqni gishtin nga butoni që keni shtypur aktualisht.

KONTROLLI I TEMPERATURËS

KONTROLLI I TEMPERATURËS SË NGRIRËSIT

Temperatura e ngrirësit mund të vendoset ndërmjet -15 °C (6 °F) dhe -23 ºC (-10 °F) për t'iu përshtatur nevojave tuaja të veçanta. Shtypni vazhdimisht butonin e ngrirësit derisa në ekranin e temperaturës, të tregohet temperatura e dëshiruar. Mbani parasysh se ushqimet si p.sh. akullorja mund të shkrijnë në -16 ºC (4 °F).

Ekrani i temperaturës do të lëvizë në sekuenca nga -15 °C (6 °F) dhe -23 ºC (-10 °F). Kur ekrani të arrijë -16 ºC (6°F), ai do të fi llojë përsëri në -23 ºC (-10 °F). Pesë sekonda pasi është vendosur temperatura e re, ekrani do të shfaqë sërish temperaturën aktuale të ngrirësit. Megjithatë, ky numër do të ndryshojë ndërkohë që ngrirësi përshtatet me temperaturën e re

KONTROLLI I TEMPERATURËS SË FRIGORIFERIT

Temperatura e frigoriferit mund të vendoset ndërmjet 7 ºC (46 °F) dhe 1 ºC (34 °F) për t'iu përshtatur nevojave tuaja

të veçanta. Shtypni vazhdimisht butonin e frigoriferit derisa në ekranin e temperaturës, të tregohet temperatura e dëshiruar. Procesi i kontrollit të temperaturës për frigoriferin funksionon njësoj si procesi i ngrirësit. Shtypni butonin e frigoriferit

për ta vendosur temperaturën e dëshiruar. Pas pak sekondash, frigoriferi do të fi llojë të gjurmojë temperaturën e vendosur rishtas. Kjo do të pasqyrohet në ekranin dixhital.

Temperatura e ngrirësit ose e frigoriferit mund të rritet nga hapja shumë e shpeshtë e dyerve ose nëse në secilën anë vendoset një sasi e madhe me ushqim të ngrohtë ose të nxehtë. Kjo mund të shkaktojë pulsimin e ekranit dixhital. Pasi ngrirësi dhe frigoriferi të kthehen në temperaturat e tyre normale të vendosura, pulsimi do të ndalet. Nëse pulsimi vazhdon, ju mund të duhet që ta "rivendosni" frigoriferin. Provoni ta hiqni pajisjen nga priza, prisni rreth 10 minuta dhe pastaj vendoseni përsëri në prizë.

Shqip - 25

DA68-02710M-06.indb 25

2014. 1. 24. ￿￿ 10:07