Bazat

Kontrollimi i ekranit me prekje

Mos e lini ekranin me prekje të bjerë në kontakt me pajisjet elektrike. Shkarkesat

elektrike mund të bëjnë që ekrani me prekje të mos funksionojë mirë.

Për të shmangur dëmtimet e ekranit me prekje, mos e shtypni me sende të mprehta ose mos ushtroni forcë të tepërt në të me gishta.

Pajisja mund të mos i njohë komandat me prekje pranë skajeve të ekranit, të cilat janë

jashtë zonës të komandave me prekje.

Lënia e ekranit me prekje ndezur pa lëvizur për periudha të gjata mund të shkaktojë shfaqje të mëparshme të imazhit (djegie ekrani) ose hije. Fikeni ekranin me prekje kur nuk e përdorni pajisjen.

Rekomandohet që të përdorni gishtat kur përdorni ekranin me prekje.

Goditja

Për të hapur një aplikacion, për të zgjedhur një artikull menyje, për të shtypur një tast virtual, ose për të formuar një germë me tastierën virtuale, shtypeni me gisht.

Goditja dhe mbajtja shtypur

Shtypni dhe mbani shtypur një artikull për më shumë se 2 sekonda për të hapur opsionet e disponueshme.

19