Aplikacionet

Cilësimet e kamerës

Cilësimet e shpejta

Në ekranin e shikimit, përdorni cilësimet e shpejta të mëposhtme.

Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas metodës së shkrepjes dhe cila kamerë po përdoret.

: Zgjidhni një metodë matjeje. Kjo përcakton mënyrën si llogariten vlerat e dritës. Në qendër përdor dritën në pjesën e mesit të pozës për të llogaritur ekspozimin e pozës. Fokusim përdor dritën në një pjesë qendrore të përqendruar të pozës për të llogaritur ekspozimin e pozës. Matricë përllogarit të gjithë skenën.

: Aktivizoni ose çaktivizoni blicin.

Mos e përdorni blicin pranë syve. Përdorimi i blicit pranë syve mund të shkaktojë humbje të përkohshme shikimi ose të dëmtojë sytë.

: Caktojeni pajisjen që të regjistrojë tinguj para ose pas shkrepjes së fotos.

Cilësimet e kamerës

Në ekranin e shqyrtimit shtypni .

Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas metodës së shkrepjes dhe cila kamerë po përdoret.

KAMERA E PASME

Madhësia e fotos: Zgjidhni një rezolucion për fotot. Përdorimi i një rezolucioni më të lartë do të sjellë foto me cilësi më të lartë, por do të zënë më shumë memorie.

Madhësia e videos: Zgjidhni një rezolucion për videot. Përdorimi i një rezolucioni më të lartë do të sjellë video me cilësi më të lartë, por do të zënë më shumë memorie.

Kohëmatësi: Zgjidhni kohën e vonesës para se kamera të bëjë automatikisht foton.

71