Cilësimet

NFC dhe pagesa

Pajisja juaj lejon leximin e etiketave të komunikimit me afërsi të fushës (NFC), që përmbajnë informacione rreth produkteve. Këtë veçori mund ta përdorni gjithashtu për të kryer pagesa dhe për të blerë bileta transporti ose evenimentesh pas shkarkimit të aplikacioneve të nevojshme.

Pajisja ka një antenë NFC të integruar. Mbajeni pajisjen me për të shmangur dëmtimin e antenës NFC.

Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa pajisje.

Përdorimi i veçorisë NFC

Përdorni veçorinë NFC për të dërguar figura ose kontakte në pajisje të tjera dhe për të lexuar informacione produkti nga etiketat NFC.

1

2

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet dhe shtypni çelësin NFC dhe pagesa për ta aktivizuar.

Vendoseni pjesën e antenës NFC mbi pjesën e pasme të pajisjes pranë etiketës NFC. Shfaqen informacionet nga etiketa.

Sigurohuni që ekrani i pajisjes të jetë i hapur. Përndryshe, pajisja nuk do të lexojë etiketat NFC ose të marrë të dhëna.

98