Cilësimet

Kujtim

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Kujtim.

Për të përshpejtuar pajisjen duke ulur sasinë e memories virtuale që po përdorni, shënoni aplikacionet nga lista e aplikacioneve dhe shtypni PASTRO TANI.

Siguria e pajisjes

Kontrolloni statusin e sigurisë të pajisjes suaj. Kjo veçori skanon pajisjen tuaj për programe infektive.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Siguria e pajisjes SKANO TELEFONIN.

App-et

Menaxhoni aplikacionet e pajisjes dhe ndryshoni cilësimet e tyre. Mund të shikoni informacionet e përdorimit të aplikacioneve, të ndryshoni cilësimet e njoftimeve ose lejeve të tyre, ose të çinstaloni ose çaktivizoni aplikacionet e panevojshme.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni App-et.

Ekrani bllok. dhe siguria

Opsionet

Ndryshoni cilësimet për të siguruar pajisjen dhe kartën SIM ose USIM. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria.

Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të metodës të zgjedhur për kyçjen e ekranit.

Lloji i bllokimit të ekranit: Ndryshoni metodën e kyçjes të ekranit.

Smart Lock: Vendoseni pajisjen që të kyçet automatikisht në situata të caktuara.

Cilësimet e Bllokimit të sigurt: Ndryshoni cilësimet e kyçjes së ekranit për metodën e kyçjes së zgjedhur.

Informacion dhe FaceWidgets: Ndryshoni cilësimet e artikujve të shfaqur në ekran kur është i fikur ose i kyçur.

Njoftimet: Vendosni nëse doni të shfaqen ose jo materiale njoftimesh në ekranin e kyçur dhe zgjidhni cilat njoftime të shfaqen.

110