Aplikacionet

Ndryshimi i kamerave

Në ekranin e shikimit, rrëshqitni lart ose poshtë për të kaluar midis dy kamerave.

Shikimi i metodave të shkrepjes

Në ekranin e shikimit, rrëshqitni majtas ose djathtas për të hapur listën e metodave të shkrepjes.

Shikimi i efekteve të filtrave

Në ekranin e shikimit paraprak, rrëshqitni nga e djathta në të majtë për të hapur listën e efekteve të filtrave. Mund të aplikoni një pamje unike në fotografitë ose videot tuaja.

Kjo veçori është e disponueshme vetëm në disa metoda shkrepjeje.

Shkrepjet bazë

Bërja e fotografive ose regjistrimi i videove

1

2

Shtypni në figurën në ekranin e pamjes ku duhet të fokusohet kamera.
Shtypni për të bërë një foto ose shtypni për të regjistruar një video.

Ndajini dy gishtat veç mbi ekran për të zmadhuar, ose mbyllini për të zvogëluar.

Për të rregulluar ndriçimin e fotografive ose videove, shtypni ekranin. Kur shfaqet shiriti i rregullimit, tërhiqni në shiritin e rregullimit drejt ose .

Për të kapur një figurë nga videoja kur regjistroni, shtypni .

Për të ndryshuar fokusin kur regjistroni një video, shtypni aty ku doni të fokusoheni. Për tu fokusuar në qendër të ekranit, shtypni .

64