Bazat

1

2

Në kompjuter, vizitoni www.samsung.com/smartswitch për të shkarkuar Smart Switch.

Në kompjuter, hapni Smart Switch.

Nëse pajisja e mëparshme nuk është pajisje Samsung, arkivojini të dhënat në një kompjuter duke përdorur një program të mundësuar nga prodhuesi i pajisjes. Pastaj, kaloni në hapin e pestë.

3

4

Lidheni pajisjen e mëparshme me kompjuterin duke përdorur kabllin USB.

Në kompjuter, ndiqni udhëzimet në ekran për të arkivuar të dhënat nga pajisja. Pastaj, shkëputeni pajisjen e mëparshme nga kompjuteri.

5

6

Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin duke përdorur kabllin USB.

Në kompjuter, ndiqni udhëzimet në ekran për t'i transferuar të dhënat në pajisjen tuaj.

Transferimi i të dhënave përmes Samsung Cloud

Rezervoni të dhënat nga pajisja e mëparshme në "Samsung Cloud" dhe rivendosini të dhënat në pajisjen tuaj. Duhet të regjistroheni dhe të hyni në llogarinë tuaj Samsung për të përdorur Samsung Cloud. Për më shumë informacion, shihni Llogaria Samsung.

1

2

Në pajisjen e mëparshme, rezervoni të dhënat në llogarinë tuaj "Samsung".

Në pajisjen tuaj, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Reja dhe llogaritë Samsung Cloud Restauro.

3

4

Shtypni dhe zgjidhni pajisjen e mëparshme nga lista e pajisjeve.

Shënoni të dhënat që doni të rivendosni dhe shtypni RESTAURO TANI.

43