Aplikacionet

1

2

3

4

Shtypni Kontaktet në ekranin e Aplikacioneve.

Zgjidhni profilin tuaj.

Shtypni NDRYSHO, ndryshoni profilin tuaj dhe shtypni RUAJ.

Shtypni Përbashkim profili, dhe pastaj lëvizeni çelësin për ta aktivizuar.

Për ta përdorur këtë veçori, duhet të verifikohet numri juaj i telefonit. Mund t'i shikoni informacionet e përditësuara të profilit të kontakteve tuaja në Kontaktet.

Për të caktuar artikuj të tjerë për t'u ndarë, shtypni Materialet e përbashkuara dhe zgjidhni artikujt.

Për të vendosur një grup kontaktesh për ta ndarë me profilin tuaj, shtypni Përbashko me dhe zgjidhni një opsion.

Bashkimi i kontakteve të dyfishta

Kur importoni kontaktet nga memoriet e tjera ose kur sinkronizoni apo lëvizni kontaktet në llogaritë e tyre, lista e kontakteve tuaja mund të ketë kontakte të dyfishuara. Bashkojini kontaktet e dyfishuara në një për të rregulluar listën e kontakteve.

1

Shtypni Kontaktet në ekranin e Aplikacioneve.

2

Shtypni →Menaxho kontaktet Shkriji kontaktet.

3

Shënoni kontaktet dhe shtypni SHKRI.

Fshirja e kontakteve

1

2

3

Shtypni Kontaktet në ekranin e Aplikacioneve.

Shtypni Hiq.

Shënoni kontaktet dhe shtypni HIQ.

Për t'i fshirë kontaktet një nga një, hapni listën e kontakteve dhe shtypni figurën e një kontakti ose shtypni një emër kontakti →Hollësi. Pastaj shtypni Hiq.

57