Shtojcë

Pajisja nuk mund të gjejë vendndodhjen tuaj

Sinjalet GPS mund të pengohen në disa vende, si për shembull brenda. Vendoseni pajisjen që të përdorë Wi-Fi ose një rrjet celular për të gjetur vendndodhjen tuaj në këto situata.

Të dhënat e ruajtura në pajisje kanë humbur

Gjithmonë krijoni kopje rezervë të të gjitha të dhënave të rëndësishme të ruajtura në pajisje. Përndryshe, nuk mund t'i rivendosni të dhënat nëse korruptohen ose humbasin. Samsung nuk është përgjegjës për humbjen të dhënave të ruajtura në pajisje.

Një hapësirë e vogël duket rrotull pjesës të jashtme të kasës të pajisjes

Kjo hapësirë është një veçori e nevojshme prodhimi dhe mund të ndodhin disa goditje ose dridhje të pjesëve brenda.

Me kalimin e kohës, fërkimet midis pjesëve mund të bëjnë që kjo hapësirë të zgjerohet pak.

Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në memorien e pajisjes

Fshini të dhëna të panevojshme, si memorien specifike, duke përdorur mirëmbajtjen e pajisjes ose fshini manualisht skedarë ose aplikacione të papërdorura për të liruar hapësirën e memories.

Heqja e baterisë

Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzime për heqjen e baterisë, vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.

Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar lëndime dhe/ose të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.

Samsung nuk pranon përgjegjësitë për asnjë dëmtim ose humbje (qoftë në kontratë ose ndryshe, përfshirë pakujdesinë) e cila mund të lindë nga mosndjekja e saktë e këtyre paralajmërimeve dhe udhëzimeve, përveçse vdekjes dhe lëndimeve të shkaktuara nga pakujdesia e Samsung.

121