Cilësimet e televizorit humbin pas 5 minutash.

Televizori është në Modaliteti për dyqan me pakicë. Ndryshoni Modaliteti për përdorim Regjimi në shtëpi. ( > Cilësimet > Sistemi > Cilësimet e avancuara > Modaliteti për përdorim > Regjimi në shtëpi).

"Wi-Fi" me ndërprerje

Sigurohuni që televizori të ketë lidhje me rrjetin ( > Cilësimet > Rrjeti > Statusi i rrjetit). Sigurohuni që fjalëkalimi i "WiFi" të jetë dhënë saktë.

Kontrolloni largësinë midis televizorit dhe modemit/rrugëzuesit. Largësia nuk duhet të jetë mbi 15,2 m.

Ulni interferencën duke mos përdorur ose duke fikur pajisjet me valë. Gjithashtu, verifikoni që nuk ka pengesa midis televizorit dhe modemit/rrugëzuesit.

(Fuqia e sinjalit "Wi-Fi" mund të ulet nga pajisjet, telefonat me valë, muret prej guri/oxhaqet etj.)

 

 

Njëkatëshe

 

 

 

 

Shumëkatëshe

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rrugëzuesi me valë

Repetitor "Wi-Fi"

Kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit dhe kërkojini të rivendosë qarkun e rrjetit për të riregjistruar adresat Mac të modemit/rrugëzuesit të ri dhe të televizorit.

Probleme me aplikacionet e videove (Youtube etj.)

Ndryshoni DNS në 8.8.8.8. Zgjidhni > Cilësimet > Rrjeti > Statusi i rrjetit > Cilësimet IP > Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.

Rivendoseni duke zgjedhur > Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në distancë mund të:

Diagnostikojë televizorin

Rregullojë cilësimet e televizorit për ju

Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit

Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit

Si funksionon mbështetja në distancë?

Mund të merrni lehtësisht një teknik të "Samsung" për shërbime të televizorit në distancë:

1.Telefononi qendrën e kontaktit të "Samsung" dhe kërkoni mbështetje në distancë.

2.Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet.

3.Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i PIN-it, jepini agjentit numrin PIN.

4.Agjenti më pas do të hyjë në televizorin tuaj.

Shqip - 8

Page 148
Image 148
Samsung UE55KU6402UXXH Çfarë është mbështetja në distancë?, Si funksionon mbështetja në distancë?, Wi-Fi me ndërprerje