Telekomanda inteligjente "Samsung"

(Energjia): Shtypeni për të ndezur ose fikur televizorin.

(Njohja e zërit): Ekzekuton Ndërveprimi zanor. Shtypni butonin, thoni një komandë zanore dhe lëshojeni butonin, për të ekzekutuar Ndërveprimi zanor. Kur shtypet një herë, shfaqet udhëzuesi për Ndërveprimi zanor.

123 (Blloku numerik): Kur shtypet, shfaqet një shirit me numra në fund të ekranit. Zgjidhni numrat dhe zgjidhni U krye për të dhënë një vlerë numerike. Përdoreni për të ndryshuar kanalin, për të dhënë një PIN, për të dhënë një kod postar etj.

-- Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja TTX.

EXTRA (ekstra): Shtypeni, gjatë shikimit të përmbajtjeve, për të shfaqur informacione të mëtejshme nga ofruesi i përmbajtjes.

Butonat me 4 ngjyra (Ngjyra): Përdorini butonat me ngjyra për të hapur opsione të tjera specifike të funksionit që po përdoret.

Tastiera e butonave të drejtimit: Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e shfaqura në menynë e televizorit.

Zgjidh: Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar. Kur shtypet gjatë shikimit të përmbajtjes, shfaqet informacioni i detajuar i programit. Kur shtypet sërish, mund të zgjidhni ose të hapni cilindo nga funksionet e shfaqura.

(Kthim): Kthehet në menynë e mëparshme. Kur shtypet për 1 ose më shumë sekonda, funksioni i hapur mbyllet. Kur shtypet gjatë shikimit të një programi, shfaqet kanali i mëparshëm.

(Luaj/ndalo): Kur shtypet, shfaqen komandat e luajtjes. Me anë të këtyre

komandave mund të komandoni përmbajtjen multimedia që luhet.

(Qendra inteligjente): Kthehet në Ekrani i parë.

VOL (Volumi): Lëvizni butonin lart ose poshtë për të rregulluar volumin. Shtypeni butonin për ta heshtur zërin. Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë,

shfaqet menyja Shkurtoret e asistencës.

CH (Kanali): Lëvizni butonin lart ose poshtë për të ndërruar kanalin. Shtypeni butonin për të parë ekranin Udhëz..

Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung"

Për të përdorur Telekomanda inteligjente "Samsung", shtyjeni kapakun e pasmë për ta hapur në drejtimin e shigjetës dhe futini bateritë sipas ilustrimit në figurë. Sigurohuni që polet pozitive dhe negative të jenë në drejtimin e duhur.

-- Rekomandohen bateritë alkaline për më shumë jetëgjatësi.

Shqip

Shqip - 5