Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te > Cilësimet > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko.
Paralajmërim për figurat fikse
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët me figura jpeg) ose të elementeve të figurave fikse (si p.sh. logot e programeve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.), ose programet me panorama ose imazhe me format 4:3 në ekran. Nëse shfaqni vazhdueshëm figura fikse, mund të ndodhë djegie e figurës në ekranin LED duke ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë:
•Shmangni afishimin e figurës së palëvizshme për periudha të gjata.
•Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një përshtatje sa më të mirë.
•Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.
•Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të ulur mbetjen e figurave dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi, drejtojuni manualit elektronik.
Kujdesi për televizorin
•Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të
mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor.
•Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes
pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.
•Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.
•Fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në panel me një leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin ose panelin e televizorit me një leckë me mikrofibra të njomur me pak ujë. Pas kësaj, thani lagështirën me një leckë të thatë. Kur pastroni, mos ushtroni shumë forcë në sipërfaqe sepse mund të dëmtohet paneli. Mos përdorni asnjëherë lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucion pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në leckë pak lëng pastrimi për ekran.
Shqip