Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin

Kur të instaloni televizorin, mbani një distancë prej të paktën 4 inç mes televizorit dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të bufesë etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosarritja e ajrosjes së duhur mund të rezultojë në zjarr ose në një problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.

Nëse përdorni mbajtëse ose montues në mur për instalimin e televizorit, ne rekomandojmë shumë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara nga Samsung Electronics.

•• Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndim të shkaktuar nga rrëzimi i produktit.

 

Instalimi me mbajtëse.

 

Instalimi me montim në mur.

 

10 cm

 

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

 

 

 

 

 

10 cm

[[Paralajmërime të tjera

Pamja aktuale e televizorit mund të ndryshojë nga imazhet në këtë manual, në varësi të modelit. Bëni kujdes kur ta prekni televizorin. Disa pjesë të tij mund të jenë paksa të nxehta.

Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (hedhja e pajisjeve elektrike & elektronike)

(Aplikohet në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera evropiane me sisteme të ndara të grumbullimit)

Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për

të parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor. Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të produktit

(Aplikohet në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera evropiane me sisteme të ndara të kthimit të baterisë)

Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk eliminohen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose ambientin. Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterisë.

•• Mund të kërkohet tarifë administrimi nëse

−− (a) thirret një inxhinier me kërkesën tuaj kur produkti nuk ka asnjë defekt (pra, kur nuk e keni lexuar siç duhet manualin e përdorimit)

−− (a) e dërgoni njësinë te një qendër riparimi kur produkti nuk ka asnjë defekt (pra, kur nuk e keni lexuar siç duhet manualin e përdorimit).

•• Shuma për këtë administrim do t'ju thuhet më përpara se sa të kryhet ndonjë punë apo vizitë në shtëpi.

Shqip - 3