■■ Fjalët aktivizuese

Mund të zgjidhni Fjalët aktivizuese që fillojnë me funksionin Kontrolli zanor. Në të kundërt mund të ndizni televizorin me anë t Fjalët aktivizuese nëse funksioni Kontrolli zanor vendoset në Ndez .

Nëse Fjalët aktivizuese vendoset në Hi TV (Përshëndetje televizor), thoni Hi TV Power On.

Nëse Fjalët aktivizuese vendoset në Smart TV, thoni Smart TV Power On.

■■ Mdh. shir. të Kontrollit zanorCaktojeni modalitetin Mdh. shir. të Kontrollit zanor n Minimum ose I plotë.

Minimum shfaq numrin minimal të fjalëve dhe të frazave që mund të përdorni.

I plotë shfaq të gjitha fjalët ose frazat. ■■ Ndjeshm. e zërit

Vendosni nivelin e ndjeshmërisë së njohjes zanore. −− Vërshëll.: Vendosni nivelin e jehonës.

−− Reagimi i njohjes: Vendosni nivelin e reagimit të njohjes zanore. ■■ Testi i mjedisit të kontrollit me zë

Mund të testoni nivelin e zhurmës në mikrofonin e televizorit.

−− Testi i zhurmës: Ky test kontrollon nivelin e zhurmës së mikrofonit të televizorit. Zgjidhni Tjet. me anë të telekomandës. Testi do të fillojë dhe do të zgjasë pak sekonda. Ju lutemi, mbani sa më shumë qetësi gjatë testit.

−− Testi i mik. dhe i altoparl.: Ky test kontrollon nivelin e zhurmës së mikrofonit dhe altoparlantit të televizorit. Zgjidhni Fillo me anë të telekomandës. Testi do të fillojë dhe do të zgjasë pak sekonda. Ju lutemi, mbani sa më shumë qetësi gjatë testit.

Disponohet vetëm nëse Zgjedhje altopar. vendoset

Altopar. TV.

−− Testi i kontrollit me zë: Ky test kontrollon nivelin e zhurmës dhe qartësinë e zërit kur përdorni Kontrolli zanor. Zgjidhni Fillo me anë të telekomandës. Testi do të fillojë. Thoni një mesazh udhëzues me zë sa më të lartë dhe të qartë për të përfunduar testin.

Nëse testi nuk ka përfunduar, zgjidhni Testo përsëri dhe më pas thoni një mesazh udhëzues me zë të lartë dhe të qartë.

Për të përdorur funksionin Kontrolli zanor, ndiqni këta hapa:

Nëse funksioni Kontrolli zanor vendoset n Ndez , televizori mund të ndizet automatikisht për shkak të ndikimit të mjedisit.

1.Thoni Fjalët aktivizuese që zgjodhët me anë të mikrofonit të integruar në televizor ose shtypni dhe mbani shtypur butonin VOICE˜në telekomandë. Televizori shfaq Testi i mjedisit të kontrollit me zë.

Nëse përdorni Kontrolli zanor, volumi do të caktohet automatikisht në 5.

2.Thoni një fjalë apo shprehje të listuar te Testi i mjedisit të kontrollit me zë. Nëse përdorni butonin VOICE˜në telekomandë, lëshojeni butonin.

Shqiptojeni qartë dhe saktë fjalën ose frazën në gjuhën e zgjedhur te Gjuha.

3.Prisni derisa të përfundojë njohja dhe më pas thoni komandën tjetër. Për të dalë nga modaliteti Kontrolli zanor thoni Fjalët

aktivizuese ose "Anulo" me anë të mikrofonit të televizorit ose shtypni përsëri butonin VOICE˜në telekomandë.

Përdorimi i modalitetit të marrjes së tekstit me zë

1.Thoni "Search All" kur jeni në modalitetin Kontrolli zanor. Kur përdorni ekran me tastierë QWERTY, mund të përdorni

modalitetin e marrjes së tekstit me zë. Thoni Fjalët aktivizuese që zgjodhët me anë të mikrofonit të integruar në televizor ose shtypni dhe mbani shtypur butonin VOICE˜në telekomandë.

2.Thoni fjalën apo shprehjen për të cilën dëshironi të kërkoni.

3.Televizori ekzekuton funksionin e folur.

Kontrolli zanorShpejtësia e lidhjes mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit.

Kontrolli me lëvizje

Meny Sistemi Kontrolli me zë dhe me lëvizje Kontrolli me lëvizje

Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin Kontrolli me lëvizje. Mundëson kontrollin e televizorin duke lëvizur kursorin e televizorit me anë të gjesteve.

Disa aplikacione mund të mos mbështesin Kontrolli me lëvizje.

■■ Kontrolli me lëvizje

Aktivizon ose çaktivizon funksionin Kontrolli me lëvizje.

■■ Madhësia shirit. guidës lëvizjeve

Cakton modalitetin e Madhësia shirit. guidës lëvizjeve midis Minimum ose I plotë.

■■ Testi i mjedis. të kontrollit me lëvizje

Mund të testoni ndriçimin e dhomës dhe këndin e kamerës.

−− Testi i ndriçimit: Ky test kontrollon nëse dhoma juaj është mjaftueshëm e ndriçuar në mënyrë që Kontrolli me lëvizje të funksionojë siç duhet. Zgjidhni Fillo me anë të telekomandës. Testi do të fillojë dhe do të zgjasë pak sekonda.

−− Testi i këndit të kamerës: Fillo Testi i këndit të kamerës Zgjidhni Fillo me anë të telekomandës. Vendoseni veten brenda pjesës drejtkëndore të ekranit duke rregulluar kamerën ose duke u zhvendosur. Nëse nuk vendoseni në pozicionin e duhur, testi mund të mos funksionojë siç duhet. Kur të ketë përfunduar, shtrijeni dorën në drejtim të kamerës dhe tundeni tre ose katër herë nga njëra anë në tjetrën.

Për të përdorur funksionin Kontrolli me lëvizje, ndiqni këta hapa:

1.Për të përdorur Kontrolli me lëvizje, , ngrijeni dorën duke e shtrirë në drejtim të ekranit, mbajeni për një moment dhe më pas lëkundeni majtas dhe djathtas 3~4 herë. Kontrolli me lëvizje do të fillojë. Nëse Kontrolli me lëvizje fillon, kursori do të shfaqet në qendër të ekranit dhe Madhësia shirit. guidës lëvizjeve do të jetë në fund të ekranit.

2.Kontrolloni televizorin me duar.

Vini re se funksioni Kontrolli me lëvizje mbyllet nëse duart ju dalin jashtë rrezes së kamerës.

Gjatë përdorimit të Kontrolli me lëvizje, nëse përdorni pajisje tjetër (p.sh. telekomandë, tastierë, etj.), Kontrolli me lëvizje mbyllet.

Kontrolli i televizorit me duar me anë të gjesteve■■ Përdorimi i kontrollit me gjeste

−− Veprimi: Shtrijeni dorën në drejtim të kamerës dhe tundeni tre ose katër herë nga njëra anë në tjetrën.

■■ Navigimi me tregim

Lëviz kursorin në pozicionin ku dëshironi.

−− Veprimi: Shtrijeni dorën dhe lëvizeni në pozicionin ku

dëshironi.

■■ Ekzekuto

Zgjedh elementin ose ekzekuton një komandë që tregohet nga kursori ose që është i theksuar.

−− Veprimi: Shtrëngoni grushtet.

Shqip - 15